Me qëllim të nxitjes së zhvillimit të aftësive shoqërore, emocionale dhe fizike të fëmijës dhe për të krijuar një rast për argëtim dhe kujtime edukative midis prindit / kujdestarit dhe fëmijës, në nëntor, më saktësisht midis 23 dhe 30 nëntorit të vitit 2020, u zhvillua EDUINO-lojëratoni i parë.

EDUINO-Lojëratoni u konceptua si një sfidë krijuese për të luajtur dhe mësuar përmes shtatë aktiviteteve dhe lojërave të zgjedhura të destinuara për fëmijë nga 3 deri në 10 vjeç.

Aktivitetet kreative që u përfshinë në EDUINO-lojëraton shtatëditor ishin:
Mozaik, Lojë rrethi, Gjeotabela, Shoku magjik, Kopshti i shtëpisë, Bëjmë muzikë dhe Gjeni fletën.

Prindërit dhe fëmijët që ishin të motivuar dhe dëshironin të ishin pjesë e EDUINO-lojëratonit duke bërë një ose më shumë aktivitete, mund t’i gjenin ato në seksionin Aktivitete dhe lojëra në platformën EDUINO në kushte shtëpiake, duke futur emrin e aktivitetit të dhënë ditor në fushën për kërkim.

Mbi 160 familje dhe mbi 230 paraqitje për aktivitete të lojës në kushte shtëpiake u bënë nga prindërit e fëmijëve.

Gjatë atyre shtatë ditëve, me aktivitete të zgjedhura posaçërisht, fëmijët dhe prindërit e tyre patën mundësinë të krijojnë kujtime të mrekullueshme familjare dhe të nxisin momente të të mësuarit, argëtim dhe shumë kreativitet.

Më shumë rreth rezultateve të të gjitha aktiviteteve në EDUINO-lojëraton mund të shihni në linqet e mëposhtme:

ЕДУИНО-lojëratoni – Tërheqja e fituesve

Siç mund të shihet në videon me tërheqjen e fituesve, motivi për të marrë pjesë EDUINO-lojëratonin e parë nuk ishin shpërblimet. Megjithatë, u mbajt një uebinar i hapur për të mbyllur EDUINO-lojëratonin, në të cilin i tërhoqëm 12 fituesit dhe i furnizuam me materiale për aktivitetet e ardhshme.

Gjatë tërheqjes së shortit ishin edhe përkrahësit tanë nga UNICEF-i, përkatësisht koordinatori i programit Bore Pucoski, i cili deklaroi:

“Gjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme të kalojmë kohën me fëmijët në shtëpi, sepse nëse ka një gjë që mund të zvogëlojë ankthin dhe të qetësojë fëmijët, është që të kemi aktivitete në shtëpi, aktivitete relaksuese në të cilat jo vetëm që do të mësojmë koncepte të reja dhe aftësi, por do t’u mësojmë fëmijëve strategji të dobishme mbrojtëse, madje edhe kur ndryshojnë kohërat dhe kemi disa sfida, përsëri mund të bëjmë një aktivitet si familje, të zbulojmë se si do të ndihen fëmijët”.

Portali kolektiv për përmbajtjet digjitale EDUINO synon të rritet në një shtëpi me shumë materiale dhe lojëra për edukim. Deri më tani janë publikuar 210 aktivitete edukative dhe deri në fund të projektit pritet të publikohen edhe 200 aktivitete edukative për kushte shtëpiake.