Seria uebinarët EDUINO i shënoi fillimet e saj nga shtatori i vitit 2020 me uebinarin e parë të mbajtur EDUINO ku morën pjesë mbi 3.000 edukatorë në të gjithë vendin tonë. Dy vite më vonë kjo seri është një nga më të ndjekurit në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të punëtorëve të arsimit. Këtë vit përsëri i vazhdojmë evenimentet joformale interaktive, duke e pasuruar përmbajtjen e tyre me tema të reja aktuale, novative dhe të avancuara në fushën e arsimit. Rëndësi të jashtëzakonshme për cilësinë e uebinarëve kanë vetë ligjëruesit, punëtorët e shquar të arsimit dhe edukatorët të cilët me shumë pasion dhe përkushtim i transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre me kolegët e tyre. Në pritje të serisë së tretë të uebinarëve EDUINO, duam t’ju njoftojmë pikërisht me ta, ligjëruesit tanë që ishin pjesë e edicionit të dytë të serisë të mbajtur në periudhën nga 20 tetori deri në 15 dhjetor 2021. Në vazhdim shprehim se si është të jesh ligjëruese në uebinarin EDUINO përmes fjalëve të Adrijana Todorova dhe Lila Karanfillovska, përkatësisht që i motivoi të bëhen ligjëruese dhe cilat janë përshtypjet nga përvoja e tyre.

“Temat e përzgjedhura me kujdes, mënyra e prezantimit të tyre, mbështetja dhe vetëbesimi, ishin motiv i shkëlqyeshëm për mua për të aplikuar si ligjëruese në serinë e radhës të uebinarëve EDUINO”u shpreh Lila Karanfillovska ligjëruese në uebinarin Si të prezantohen Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Mësim – shembuj praktikë dhe aktivitete

“Përzgjedhja e temave të ofruara në serinë e dytë të uebinarëve, të cilat tregojnë një qasje inovative ndaj mësimit, ishte motivimi më i madh për të aplikuar për ligjëruese”u shpreh Adrijana Todorova ligjëruese në uebinarin Klasa e përmbysur – koncepti, strategjitë dhe resurset e nevojshme për zbatim

Për përvojën e tyre, bashkëpunimin me ekipin EDUINO dhe pranimin e sfidës për t’i përsosur aftësitë e tyre duke ndarë paralelisht njohuritë me kolegët e tyre, ato u shprehën:

“Të jesh ligjëruese në uebinarët EDUINO është sfidë dhe kënaqësi. Derisa përgatitesh të ndash një pjesë të praktikave tuaja interesante të shkollës, në të njëjtin moment edhe mëson, i përmirëson kompetencat tuaja profesionale dhe aftësitë kompjuterike. Uroj që çdo mësimdhënës të ketë përvojë të tillë pozitive në zhvillimin e tij profesional” – shtoi Lila Karanfillovska

“Secili nga ne mësimdhënësit punon me zell dhe përkushtohet shumë në klasë. Ju inkurajoj t’i ndani përvojat tuaja, sepse uebinarët EDUINO janë mundësi e shkëlqyer për këtë. Me ndarjen reciproke, ligjëruesi dhe dëgjuesit rriten profesionalisht”shtoi Adrijana Todorova 

Gëzohemi në përvojën dhe bashkëpunimin pozitiv, ishte kënaqësi e veçantë të bashkëpunojmë me profesionistet në fushën tonë si Adrijana dhe Lila. Qëndroni në rrjedhë me informacionet më të reja rreth serisë së tretë dhe na ndiqni në rrjetet sociale Fejsbuk dhe Instagram.