Në këto ditë të ngrohta vere, kur jeni duke shijuar pushimet, pushimet tuaja vjetore dhe peizazhet e bukura verore, vendosëm të ndajmë me ju aktivitetet të cilat i realizoi ekipi i EDUINO në tre muajt e kaluar. 

Fillimisht dëshirojmë të flasim për një nga rubrikat e preferuara për zhvillim profesional të edukatorëve tanë – EDUINO-uebinarët. Para përfundimit të vitit shkollor, në muajin maj, ekipi i EDUINO filloi me pjesën e parë të edicionit të tretë të serisë EDUINO-uebinarë. Kjo seri përmbante katër Uebinarë me tre tema, ku në fokus ishin kompetencat mësimore me mbështetje teknologjike të mësimdhënies dhe të mësuarit digjital inkluziv. Uebinarët ishin në dy gjuhë – dy u mbajtën në gjuhën maqedonase (me përkthim simultan në shqip), dhe e fundit, tema e tretë, u mbajt veçmas në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Jemi veçanërisht krenarë që pjesa e parë e serisë së tretë EDUINO Uebinarë u ndoq nga mbi 5200 dëgjues dhe me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se jemi duke përgatitur pjesën e dytë të kësaj serie uebinaresh, e cila do të realizohet në fillim të vitit të ri shkollor. 

Lexoni risinë tonë më të fundit “Biseda me ligjërues: Të jesh ligjërues në EDUINO uebinaret është sfidë dhe kënaqësi”.

Pas EDUINO-uebinareve, fundin e vitit shkollor e përmbyllëm duke shpallur Grupin e tretë të EDUINO-ambasadorëve! Më 15 qershor shpallëm 42 EDUINO- ambasadorët tanë të rinj, pasi përmbushëm të gjitha kriteret gjatë procesit të përzgjedhjes nga thirrja e fundit e hapur për paraqitjen e aktiviteteve edukative të lojërave. Jemi krenarë që ky komunitet tani ka 75 anëtarë. Gjatë përgatitjeve për fushatën përmes së cilës i prezantuam EDUINO ambasadorët e rinj, kishim mundësi të veçantë të njoftohemi personalisht me secilin prej tyre dhe ishim dëshmitarë të çasteve të gëzimit dhe lumturisë së pamasë.

 

Këtu mund t’i shihni fotot nga takimi, ndërsa ambasadorët tanë të rinj mund t’i njoftoni përmes linkut të mëposhtëm. 

Pushimet verore i nisëm duke marrë pjesë në një konferencë shumë të rëndësishme për EDUINO-ambasadorët tanë. Gjatë muajit qershor, në organizim të UNICEF-it, partnerëve tanë, mbështetës të këtij projekti, u mbajt konferenca “Konsultime Kombëtare për Transformimin e Arsimit”, ku ishte i pranishëm edhe ekipi i EDUINO. Konferenca ishte e karakterit konsultativ për ndryshimet e nevojshme që duhen bërë në arsimin tonë, ku rol të madh në procesin konsultativ kishin EDUINO ambasadorët tanë.

Në portalin tonë EDUINO, momentalisht ka më shumë se 600 aktivitete edukative të lojërave me të cilat mund të kaloni një kohë super argëtuese këtë verë me të dashurit tuaj. Propozimet tona për aktivitete edukative të lojërave i prezantojmë përmes fushatës aktuale – “PUSHIM NË EDUTURN ME FLUTURAKEN DHE FLUTURAKUN”. 

Përmes kësaj fushate, ne i promovojmë aktivitetet më të reja të lojërave të vendosura në portalin tonë, si rezultat i thirrjes së fundit të hapur për paraqitjen e aktiviteteve edukative të lojërave në muajin shkurt. Përveç argëtimit të madh, miqësisë dhe kohës së kaluar mrekullisht, fëmijët zhvillojnë edhe shkathtësi në një mënyrë shumë interesante dhe argëtuese dhe e njohin veten dhe botën përreth tyre. Ndiqni profilet tona në rrjetet sociale – Facebook dhe Instagram dhe bëhuni pjesë e komuniteteve EDUINO – Komuniteti EDUINO dhe Edukatorët EDUINO.  Është një gëzim dhe lumturi e veçantë për ne që fundi i vitit shkollor nënkupton fillimin e realizimit të aktiviteteve të cilat janë bazë e të gjithë hapave të ardhshme që do t’i ndërmarrim me qëllim përmirësimin e arsimit përmes bashkëkrijimit dhe inovacioneve.

Mirupafshim deri në leximin e ardhshëm!

Ekipi i EDUINO