Ky seksion i platformës Eduino përmban aktivitete lojërash të cilat mund t’i kërkoni duke zgjedhur një temë, moshë dhe kohëzgjatje për realizim. Aktivitetet përshkruhen sipas një shablloni të unifikuar në të cilin është paraqitur metoda e përgatitjes dhe realizimit, poashtu, më poshtë ka foto dhe/ose video të realizimit të aktiviteteve. Në këtë bibliotekë do të gjeni lojëra digjitale të gatshme dhe udhëzime për instalimin dhe mënyrën luajtjes së tyre.

Kërko bibliotekë me aktivitete lojrash

game-thumbnail
Koala

Njihuni dhe shoqërohuni me koalën, e cila është një specie kafshësh e mbrojtur në Australi. Duke bërë origami të koalas, ju do të praktikoni aftësi të shkëlqyera motorike dhe njëkohësisht do të mësoni më shumë rreth koalas dhe tipareve të saj përmes rrëfimit shoqërues.

Etiketat kryesore
7-10 vjet
Punime kreativePunime kreative, Art, Mjedis jetësor
30 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Shqisa për shije

Përmes bisedës dhe bashkëveprimit, mësoni rreth shqisës së shijimit e cila gjendet në gjuhë. Ky aktivitet përfshin një eksperiment, dhe në vetë udhëzimet ekziston një skemë interesante me udhëzime për kryerjen e veprimtarisë.

Etiketat kryesore
7-8 vjet
Shkencë dhe njohuriShkencë dhe njohuri, Lojëra logjike, Lojëra hulumtuese
40 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Kurora

Krijoni kurorën tuaj dhe sajoni një histori në lidhje me të. Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e kreativitetit dhe inkurajimin e aftësive të shkëlqyera motorike duke bërë vepra artizanale.

Etiketat kryesore
8-10 vjet
Punime kreativePunime kreative, Art, Gjuha dhe shprehja
30 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Tregu matematikor

Është koha për blerje matematikore! Në këtë aktivitet së bashku do të vendosni tryezën si stallë të tregut dhe do të blini me ndihmën e detyrave tekstuale. Pasi të jenë përgjigjur dhe kaluar të gjitha pyetjet, aktiviteti ofron udhëzime se si të shpikni detyra të reja dhe të vizatoni fotografi të përshtatshme për zgjidhjet e reja.

Etiketat kryesore
7-8 vjet
MatematikëMatematikë, Lojëra logjike
40 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Secilit njeri i nevojitet

Për të zbuluar se çfarë i nevojiten secilit person në jetë, është mirë të krijoni një listë të gjërave për të cilat mendoni se janë të nevojshme. Ky aktivitet inkurajon të menduarit për nevoja dhe dëshira, poashtu edhe inkurajon respektimin e ngjashmërive dhe dallimeve midis njerëzve.

Etiketat kryesore
7-10 vjet
Gjuha dhe shprehjaGjuha dhe shprehja, Lojëra sociale, Zhvillimi socio-emocional
60 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Mbrojtje nga zjarri

Çdo vit, zjarret në botë shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe humbje të jetës së njerëzve. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dimë se si të parandalojmë dhe si të mbrohemi nga zjarret duke përgatitur një program të përbashkët për parandalimin e zjarrit.

Etiketat kryesore
8-10 vjet
Shkencë dhe njohuriShkencë dhe njohuri, Lojëra hulumtuese, Mjedis jetësor
40 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Bretku

Përgatitja e përbashkët e origamit sipas ilustrimeve dhe argëtim për të gjithë familjen duke luajtur me bretkocën në fushat e caktuara të detyrave. Shumë të qeshura, përgaditje dhe mësim të gjërave të reja.

Etiketat kryesore
7-10 vjet
Punime kreativePunime kreative, Lojëra logjike, Lojëra sociale
30 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Kopsht në shtëpi

Mësoni më shumë rreth bimëve dhe pjesëve të tyre që zakonisht nuk përdoren dhe hidhen si mbeturina, por që mund të jenë të dobishme. Me këtë aktivitet do të mësoni se cilat fruta mund të ripërdoren d.m.th. pjesët e tyre mund të mbjellen dhe mund të përfitohen fruta të reja që do të përdoren më tej për ushqim.

Etiketat kryesore
4-10 vjet
Shkencë dhe njohuriShkencë dhe njohuri, Lojëra hulumtuese, Mjedis jetësor
30 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Vizatojmë kafshë

Fillojmë duke luajtur lojën “Me shkronjën, me shkronjën …”, në mënyrë që t’i thuhet kafshë me atë shkronjë dhe e njëjta të vizatohet në pëllëmbë, sipas shembujve nga video. Aktiviteti inkurajon të zgjidhet një nga kafshët e vizatuara dhe të tregohet një histori kreative për të.

Etiketat kryesore
5-10 vjet
Mjedis jetësorMjedis jetësor, Gjuha dhe shprehja, Lojëra sociale
30 min.
Kushte shtëpie
game-thumbnail
Kopjim në fletë

Në këtë aktivitet fëmija do të mësojë procedurën e kopjimit dhe mënyrën se si ai sipas udhëzimeve të dhëna, mund ta bëjë atë në mënyrë të pavarur . Në fund të kopjimit, ju mund të bëni një ekspozitë ose një kolazh me disa vepra të fëmijës tuaj në shtëpinë tuaj.

Etiketat kryesore
5-10 vjet
Punime kreativePunime kreative, Art
30 min.
Kushte shtëpie
1 2 21 22