Ushtrime për zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijëve
Seriali i video epizodeve “Të ushtrojmë së bashku” u përgatitë dhe u realizua nga OJQ MyLife.

Këto video janë përgatitur si pjesë e projektit të UNICEF: Bazat për të ardhmen: kohezioni social përmes përfshirjes dhe diversitetit, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Të gjitha video përmbajtjet janë përgatitur nga Ivana Batev, trajnuese dhe instruktore e ushtrimeve.Ajo ka organizuar dhe zhvilluar punëtori për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara në Shkup dhe Resnjë, në Festivalin D në Dojran, si dhe në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë.
Të ushtrojmë së bashku
Shikoni videon për të mësuar më shumë rreth përmbajtjes së një seriali të videove: “Të ushtrojmë së bashku” ku me ndihmën e Ivana Batev do të mësoni më shumë rreth zhvillimit shoqëror dhe emocional të fëmijëve dhe ushtrimeve që mund t’i zbatojnë.
Hulumtimi i ndjenjave
Gjatë ditës ne mund të ndjehemi ndryshe. Është mirë të dimë se si janë ndjenjat tona në mënyrë që të mund ti ndihmojmë vetvetes. Nëse doni të ndiheni të qetë dhe të relaksuar, hidhni një vështrim në ushtrimet për zgjatje dhe relaksim.
Përballimi i stresit
Për të zbuluar se çfarë është stresi dhe si ndikon në trupin tuaj, gjendjen shpirtërore dhe sjelljen tuaj, dëgjoni këshillat e Ivanës. Ajo do t’ju tregojë se si të relaksoheni dhe do tju zbuloj disa mënyra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë të liroheni nga tensionimi.
Empatia
Mësoni më shumë rreth empatisë apo ndjeshmërisë dhe pse është ajo kaq e rëndësishme. Empatia të ndihmon të reagosh dhe të sillesh në mënyrë të drejtë në prani të njerëzve të tjerë. Kur e din se si ndihet personi tjetër, ke më shumë mundësi të bësh zgjedhjen e duhur të fjalëve dhe veprimeve për t’ju përgjigjur ose për t’i ndihmuar.
Vetëbesimi
Ndonjëherë është vërtet e vështirë të bësh diçka dhe mendojmë të heqim dorë. Çdo detyrë e re kërkon më shumë kohë dhe durim. Por, a besoni në veten tuaj dhe përpiqeni ta kapërceni atë? A i thoni vetes: “- Po, unë mundem! … Do të kem sukses nëse provoj …! Ushtroni me Ivanën dhe mësoni se si të forconi vetëbesimin tuaj.
Toleranca
Toleranca është aftësia për të kuptuar mendimin e dikujt tjetër që është i ndryshëm nga yni. Tolerancë është përpjekja të mos reagojmë menjëherë ndaj sjelljes së dikujt, e cila është e papranueshme për ne. Në këtë emision do të shikoni disa strategji që do t’ju ndihmojnë të mendoni më mirë para se të lëndoni dikë me fjalët tuaja.
Ndjenja e mjaftueshmërisë
Askush nuk është perfekt. Secili mund të gabojë ndonjëherë dhe kjo nuk është aspak e frikshme. Nga gabimet mësojmë se çfarë është ajo që duhet ta ndryshojmë dhe ta bëjmë më ndryshe. Në këtë emision do t’ju tregojmë pse është e rëndësishme të jesh i sjellshëm me veten dhe krenar për gjithçka që ke arritur deri më tani. Përmes një serie prej katër ushtrimesh të shtrirjes së trupit do t’ju kujtojmë se keni bërë mjaft dhe se të gjithë ju jeni unik dhe shumë të vlefshëm!
Ballafaqimi me frikën
Zbuloni se çfarë ndodh në trupin tonë kur jemi të frikësuar. Gjeni “tigrin” në trurin tuaj dhe mësoni se si ta ktheni atë në një “kotele të patrembur”. Përballuni me frikën tuaj dhe lëreni të largohet përmes ushtrimeve dhe numërimit, sëbashku me Ivanën. Shikoni disa strategji për të qetësuar organizmin tuaj kur është i përmbytur me emocione shumë të forta.
Modestia
Kur jemi të kënaqur me veten për ato që kemi dhe dimë, nuk kemi nevojë ta dëshmojmë veten para të tjerëve. Një person modest nuk thotë kurrë se është më i mirë se të tjerët, as nuk lavdërohet kur bën diçka të mirë. Jini të kënaqur me veten tuaj dhe modestia juaj do t’ju bëjë më të mirë dhe më të bukur.
Mirënjohja
Se si ndihemi varet nga ne. Nëse duam të jemi të lumtur, duhet të jemi mirënjohës edhe për gjërat më të vogla që na sjellin gëzim gjatë ditës. Në këtë emision, Ivana do t’ju zbulojë si ta tokëzoni trupin tuaj në mënyrë që të mund të vërejë dhe ndiejë më mirë të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë çdo ditë.
Përqëndrimi
A jeni të mbingarkuar me shumë mendime saqë edhe në ëndërr mendoni dhe zgjoheni të shqetësuar? Filloni të harroni, bëheni të pakujdesshëm dhe e keni vështirë të përqendroheni dhe të mësoni diçka të re? Mos u shqetësohuni, jini të qetë. Ivana, do t’ju tregojë se si ta qetësoni mendjen tuaj, të kthjelloni mendimet për t’i parë gjërat më qartë dhe më me besim.
Pozitiviteti
Le të kujtojmë së bashku të gjitha gjërat e bukura që na ndodhin çdo ditë. Shikoni disa strategji që do t’ju tregojnë se si t’i ktheni mendimet negative në ato pozitive, si të gjeni dashurinë, frymëzimin, gëzimin në zemrat tuaja. Rrethohuni me njerëz që ju duan dhe bëni gjërat që ju gëzojnë. Mos kini frikë të provoni diçka të re.
Jo-dhuna
Kur jemi shumë të hidhëruar ose të zemëruar mund të themi ose të bëjmë diçka që do të lëndojë të tjerët. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të menaxhuar zemërimin tonë përpara se ajo të marrë kontrollin mbi sjelljet tona. Ju ofrojmë disa mënyra për të qetësuar trupin dhe mendjen tuaj në momente zemërimi dhe hidhërimi.
E vërteta
Kur themi gënjeshtra ndjehemi fajtorë dhe të trishtuar, një gënjeshtër çon në një gënjeshtër tjetër dhe kështu ngatërrohemi në një “rrjetë merimange” nga gënjeshtrat. Mund ti humbasim miqtë dhe të ndjehemi shumë të vetmuar. Kur themi të vërtetën, ne jemi të kënaqur dhe të lumtur. I përmbushim premtimet tona dhe të gjithë na vlerësojnë dhe respektojnë. Shikoni se si e vërteta e ushqen trupin tonë me lumturi dhe kënaqësi.
Intuita
A e dini ndonjëherë se çfarë do të thotë ose të bëjë dikush diçka para se të ndodhë vërtet? Kjo është pra intuita, një aftësi për të kuptuar lehtë diçka pa menduar më parë për të. Secili prej nesh ka një “zë të brendshëm” që na tregon se si të veprojmë në situata të caktuara. Por, jo gjithmonë e dëgjojmë me kujdes veten tonë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për të qetësuar trupin tonë, për të qetësuar mendimet tona. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të dëgjojmë intuitën çfarë na tregon.
Katër elementet
Toka, uji, ajri dhe dielli janë katër elementët pa të cilët asgjë nuk mund të jetojë, rritet dhe zhvillohet. Pra, me të drejtë mund të themi se ato janë “rrënjët e jetës” në planetin tonë, Tokë. Në këtë emision do të shqyrtojmë fuqitë e tyre, do të zbulojmë se si ato e përbëjnë trupin tonë, do të zbulojmë se si e formojnë dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme.
Klima
Çdo stinë na sjell ndryshime të bukura në mjedis. Shikoni me kujdes gjithçka përreth jush dhe përshëndetni me gëzim retë, diellin, erën, ylberin … Ejani së bashku përmes ushtrimeve për shtrirjen e trupit ta përshëndesim dhe mbrojmë natyrën që jetën na dhuron.
Disiplina
A njihni ndonjë fëmijë që lëndon një fëmijë tjetër ose shkatërron çdo gjë rreth tij nëse nuk merr atë që dëshiron për momentin? Si do të thoni për te, se ai është një “fëmijë i keq” apo që po sillet keq? Nuk ka fëmijë të këqij, ka vetëm sjellje të drejtë dhe të gabuar. Ivana do t’ju tregojë disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të qetësoni trupin tuaj kur përballet me emocione shumë të forta, si përshembull: zemërimi, frika, idhnimi, tërbimi …
Pastërtia
Të gjithë e dimë që higjiena është gjysma e shëndetit. Gjithashtu kemi mendime të qarta në një mjedis të pastër, është më lehtë të organizohemi dhe përqendrojmë trurin tonë në mënyrë që ai të mësojë shumë gjëra të reja. Pastrimi dhe rregullimi i dhomës së një fëmije mund të jetë argëtues dhe i lehtë kur shoqërohet me ushtrime dhe rekuizita që ndikojnë në disponimin tonë pozitiv. Shihni se si këtë e bën Ivana dhe argëtohuni në “pastrimin” me të.
Qëndrueshmëria
Qëndrueshmëri do të thotë të japish gjithçka nga vetja dhe të vazhdosh të përpiqesh edhe atëherë kur gjërat bëhen të vështira. Qëndrueshmëria të ndihmon të mbarosh atë që ke filluar. Sa herë që keni arritur të tejkaloni ndonjë problem, durimi juaj rritet! Ndonjëherë ju duhet të provoni disa herë për të pasur sukses. Durimi rrit qëndrueshmërin tuaj. Besimi në veten tënde do të të ndihmojë të kesh sukses në atë që ke filluar.
Pesë shqisat
Kur zgjoheni në mëngjes, cila është gjëja e parë që do të ndjeni? Prekja e butë e shtratit, aroma e këndshme e ushqimit të mëngjesit, dielli i ngrohtë që përkëdhel butësisht fytyrën tuaj ose freskia e flladit të mëngjesit kur ajrosni dhomën? Në këtë emision do të kujtojmë pesë shqisat që na ndihmojnë të njohim botën.
Ushqimi i shëndetshëm
Ne kemi nevojë për ushqim që të kemi energji gjatë ditës. Është shumë e rëndësishme që të kemi vakte të rregullta dhe të ekuilibruara, që do të thotë se duhet të hamë një shumëllojshmëri ushqimesh të pasura me vitamina, minerale, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese. Dhe jo vetëm kaq! Le të jemi aktivë dhe të ushtrojmë trupin tonë për tu rritur, mësuar dhe luajtur.
Mbajtja e balansit
A mund të ecni në një vijë me sy të mbyllur? Vërtetë është e vështirë dhe shumë qesharake, apo jo? Le të përqendrohemi, të koncentrohemi dhe të praktikojmë mbajtjen e balansit së bashku. Kështu do të forcojmë stabilitetin tonë kur ngjitemi shkallëve, ngasim skejbort ose skuter.
Vetëdija
Disa prej jush janë të shkëlqyeshëm në gjërat krijuese, ndërsa të tjerët janë të mirë në zgjidhjen e problemeve të matematikës. Të gjithë ne kemi pikat tona të forta dhe të dobëta. Ndoshta nganjëherë jemi të paorganizuar, të ndrojtur, presim çastin e fundit për të përfunduar përgjegjësitë tona. Me rëndësi është të jemi të vetëdijshëm për karakteristikat, ndjenjat dhe sjelljet tona, në mënyrë që ta njohim veten më mirë. Kjo do të na bëjë më të vetëdijshëm se si na shohin të tjerët.
Shëndeti kurrizor
A keni ndonjëherë dhimbje shpine ose beli kur uleni për të shkruar detyrat e shtëpisë, ose kur zgjoheni? Ushtrimi i rregullt është shumë i mirë dhe i nevojshëm për fiksimin dhe forcimin e rruazave të “kurrizit”. Këtë seri ushtrimesh mund ta bëni çdo ditë si gjimnastikë në mëngjes, sepse nuk do t’ju duhen më shumë se 7 minuta. Duke bërë këto ushtrime, ju do të mbani shtyllën tuaj kurrizore fleksibile dhe elastike.
Kreativiteti
Të gjithë ju fëmijë jeni shumë krijues! Qëndroni larg kompjuterëve dhe kaloni më shumë kohë vetëm me vetvehten. Krijimtaria juaj do të zgjohet kur do të filloni të merreni me ndonjë aktivitet artistik që ju frymëzon: muzikë, pikturë, letërsi. Ju do të merrni ide të shkëlqyera krijuese dhe rezultate origjinale. Jini të guximshëm, hulumtoni idetë tuaja, shprehni gjithçka të bukur që mbani brenda vetes dhe krijoni!
Mirëqenia emocionale në kohën e Kovid 19
Të kuptuarit e emocioneve tona në kohën e KOVID 19
Në këtë video bisedojmë më shumë për t’i kuptuar dhe për t’i pranuar ndjesitë tona rreth situatës së re të krijuar me virusin Kovid 19. Në video janë përfshirë edhe disa këshilla për atë se çfarë mund të bëjmë për ta patur më të lehtë në këto momente.
Përgatitur nga

Psikiatër i fëmijëve, dr. Marija Raleva

Të kuptuarit e stresit dhe ndjenjave të brengosjes, mërzisë dhe frikës (kushtuar fëmijëve)
Në këtë video mëso më shumë për atë se çfarë është stresi, si lidhet i njëjti me brengosjen, mërzinë dhe frikën. Dëgjoni disa këshilla për lehtësimin e kësaj gjendjeje, të cilat dr. Marija Raleva drejtpërdrejt i adreson tek fëmijët.
Përgatitur nga

Psikiatër i fëmijëve, dr. Marija Raleva

Të kuptuarit e stresit dhe frikës dhe si ndikojnë të njëjtat mbi mendjen, trupin dhe sjelljen tonë (kushtuar adoleshentëve)
Në këtë video mësoni për brengat dhe vështirësitë të cilat na ndodhin, si ndikojnë të njëjtat mbi disponimin tonë, por edhe për mënyra të suksesshme për përballje me vështirësitë që paraqiten në këtë kohë të luftës me koronavirusin.
Përgatitur nga

Psikiatër i fëmijëve, dr. Marija Raleva

T5 këshilla si ta përballojmë më lehtë frikën, nervozën dhe stresin (kushtuar adoleshentëve)
Në këtë video dëgjoni 5 këshilla për atë se si mund ta ulni stresin dhe brengat gjatë izolimit dhe distancës fizike.
Përgatitur nga

Psikiatër i fëmijëve, dr. Marija Raleva



Stimulim i të folurit
Kahje dhe aktivitete për stimulim të të folurit tek fëmija në moshë nga 3 dhe 4 vjeç
Këqyrni disa kahje të cilat mund t’i realizoni në shtëpinë tuaj për ta stimuluar të folurit tek fëmija juaj dhe disa ushtrime për aparatin e të folurit, për zhvillim të të folurit ekspresiv dhe artikulimit të drejtë të tingujve.
Përgatitur nga

Logopedi klinik, Dragana Dojçinovska