Kontribuoni në platformën

Krijimi i një baze të pasur, të hapur dhe të disponueshme të aktiviteteve, materialeve dhe lojërave për më të rinjtë është me rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë.

Ndarja dhe krijimi i aktiviteteve të reja, të verifikuara dhe cilësore përmes një qasjeje të hapur për krijimin dhe shkëmbimin e përbashkët të ideve ndërmjet edukatorëve, prindërve dhe fëmijëve është një parim për të cilin ne zotohemi dhe qëllim të ciline  synojmë.

Video udhëzim – Shpjegim i detajuar i hapave për paraqitjen e një aktiviteti në thirrjen e re të hapur për EDUINO-Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë

Prandaj, çdo edukator që ka dëshirë të përkthejë idenë dhe veprimtarinë e tij dhe ta bashkëngjisë atë si një resurs të hapur, të verifikuar dhe të disponueshëm, do të mund ta bëjë këtë përmes funksionalitetit – “Shto aktivitet”.

Në fakt, kjo është një ftesë për ju që të kontribuoni drejtpërdrejt në zhvillimin e platformës dhe përplotësimin e bibliotekës me materiale edukative, të cilat do të mbeten për të gjithë brezat!

Ndarja e aktiviteteve që i përdorni tashmë me fëmijët për të inkurajuar të mësuarit përmes lojës do t’u ndihmojë shumë edukatorëve, mësimdhënësve klasorë dhe prindërve, do t’i frymëzojë dhe motivojë ata të zbatojnë diçka të re për herë të parë.

Megjithatë, që aktiviteti të jetë i përshtatshëm dhe i plotë, ne kemi përpiluar një udhëzues se si të përgatitet, i disponueshëm më poshtë.

Mos harroni, aktiviteti ose loja juaj, të cilën e keni realizuar në klasën ose dhomën tuaj të lojërave, do të merret dhe përdoret nga kolegu juaj. Që aktiviteti të jetë i suksesshëm, ju lusim t’i kushtoni vëmendje përshkrimit të detajeve dhe udhëzimeve për realizimin e aktivitetit.

Rekomandim: Para se ta paraqitni aktivitetin, ju rekomandojmë që ta kontrolloni së bashku me kolegun tuaj për t’u siguruar që informacionet e futura dhe aktivitetet e përshkruara janë mjaft të qarta dhe koncize.

Fusni lojë

Ju lutemi hapni dhe ndiqni udhëzimet gjatë përgatitjes dhe gjatë mbushjes të aktivitetit tuaj në formularin “Shto aktivitet”.
Para se të filloni me përgatitjen e aktivitetit tuaj, ju rekomandojmë që të shqyrtoni një pjesë të shembujve tona.
Para se të filloni me përgatitjen e aktivitetit tuaj, rekomandojmë që të informoheni më mirë edhe për praktikat e mira për shfrytëzimin e fotografive, videove dhe grafikëve nga interneti dhe praktikat e mira për të drejtat autoriale.
RegjistrohuParaqit problem!

Kjo pjesë e platformës do të jetë e disponuehsme së shpejti

EDUINO ZHVILLIMI I HERSHËM I FËMIJËVE

Procesi i verifikimit

Të gjithë aktivitetet e parashtruara i nënshtrohen një procesi të detyrueshëm të verifikimit nga ana e Komisionit për Verifikimin e Aktiviteteve Edukative dhe/ose këshilltarëve të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit. Gjithashtu, në proces janë përfshirë grupet për mbështetje kolegjiale, mësimdhënësit mentorë dhe bashkëpunëtorët e përzgjedhur profesionalë që mund të lënë fidbek dhe/ose koment për aktivitet të caktuar por jo edhe ta miratojnë. 

Procesi i verifikimit zhvillohet në tre pjesë.

Kontroll

Hapi i parë është kontrolli me kolegët tuaj/aktivi i punës. Pasi me ndihmën e udhëzimit tonë ta përgatitni aktivitetin në shabllonin e paraparë (mostra .word), duhet ta ndani me kolegët tuaj të aktivit të punës me qëllim mbledhjen e fidbekut dhe komenteve (më mirë është që ato ta provojnë së paku njëherë me ndonjë prej grupeve të tyre të aktivitetit pas fidbekut të tyre, i njëjti është gati për paraqitje përmes funksionalitetit tonë “Shto aktivitet”.

Verifikimi

Hapi i dytë është verifikimi nga komisioni verifikues (i përbërë nga edukatorë, mësimdhënës dhe ekspertë të dëshmuar dhe të trajnuar) dhe/ose nga këshilltarët e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit. Aktivitetet sipas zgjedhjes së rastësishme u caktohen dy anëtarëve të komisioneve të disponueshme. Verifikuesit kanë 30 ditë për të shqyrtuar dhe komentuar parashtresat, pas së cilës aktiviteti mund të miratohet, të kthehet për përpunim plotësues (me fidbek adekuat me shkrim dhe udhëzime për përmirësim) ose të refuzohet.

Formimi final dhe publikimi

Nëse aktiviteti është miratuar vijon procesi i lekturimit, përkushtimit në gjuhën maqedonase ose shqipe i përmbajtjes së aktivitetit dhe shtojcave, si dhe përgatitja e ilustrimeve dhe shtojcave. Pas kompletimit të këtij procesi, vijon publikimi zyrtar. Disa prej këtyre hapave mund të pësojnë ndryshime dhe/ose të përjashtohen varësisht nga vëllimi i punës dhe/ose niveli i përgatitjes së aktivitetit të paraqitur (p.sh., nëse ka ilustrime të shkëlqyeshme).

Vërejtje: Statusin dhe progresin e aktiviteteve tuaja të paraqitura mund ta ndiqni në profilin tuaj. Gjithashtu, do t’ju arrijnë edhe njoftime në email në lidhje me parashtresat tuaja (p.sh., njoftim për materialin e publikuar, njoftim për përpunim të nevojshëm plotësues etj.)

Për më shumë informata, ju inkurajojmë që t’i shihni pyetjet e parashtruara shpesh në seksionin “Kontakt”.