Prindër/Fëmijë

Të dashur prindër dhe fëmijë,

Mirë se vini në platformën edukative me materiale, lojëra dhe aktivitete kreative për orën  tuaj për të nxitur mësimin te fëmija juaj. Shfrytëzoni kohën produktive të kaluar me fëmijët tuaj dhe nxitni zhvillimin e vlerave të tyre të karakterit dhe zhvillimin e shkathtësive socio-emocionale!

Në këtë pjesë mund të gjeni aktivitete edukative për grupmoshën e fëmijëve tuaj dhe për temën që dëshironi ta hulumtoni, por edhe të kaloni çaste argëtuese përmes lojës! 

Çdo aktivitet edukativ përmban një përshkrim fillestar: emri i aktivitetit, fusha edukativo-arsimore të cilës i përket, qëllimet, rezultatet e pritura dhe mënyra e realizimit – përgatitja e materialeve, instruksioneve dhe udhëzimeve për aktivitetin. Gjithashtu, shumica e aktiviteteve përmbajnë edhe materiale shtesë /fotografi, të cilat do t’ju shërbejnë për realizimin e aktivitetit.

Të gjitha aktivitetet janë përgatitur nga një numër edukatorësh dhe prindërish në të gjithë vendin, dhe përmbajtja e tyre është verifikuar.

Aktivitete - Prindër/fëmijë

game-thumbnail
Karaktere nga shishet

Përmes lojës fëmija do të mësojë se një objekt mund të përdoret edhe për qëllime të tjera përveç qëllimit themelor.

Prindi/kujdestari
6-8 viti6-8 viti
game-thumbnail
Shqisa për shije

Përmes bisedës dhe ndërveprimit, mësoni për shqisën e shijes që gjendet në gjuhë. Ky aktivitet përfshin një eksperiment, dhe në vetë udhëzimet ka një skemë interesante me udhëzime për kryerjen e aktivitetit.

Prindi/kujdestari
6-8 viti6-8 viti
Aktivitete edukative në kushte shtëpieAktivitete edukative në kushte shtëpie
game-thumbnail
Mëkimi i zogjve

Ky është një aktivitet praktik në të cilin fëmija do të krijojë një ushqyes natyral zogjsh që do të varet afër shtëpisë suaj dhe do të ushqejë zogjtë në periudha të ndryshme të vitit. Mundësi e bukur për punë dhe për të mësuar llojet e ndryshme të zogjve dhe ushqimin që ata hanë.

Prindi/kujdestari
4-6 viti4-6 viti, 6-8 viti, 8-10 viti
Aktivitete edukative në kushte shtëpieAktivitete edukative në kushte shtëpie
game-thumbnail
Çfarë ndiej, çfarë ndjen?

Përmes kësaj loje, fëmija fiton aftësinë për të vënë re ngjashmëritë dhe ndryshimet midis vetes dhe të tjerëve. Përmes "Shtëpisë së emocioneve" fëmija njeh dhe emërton ndjenjat (emocionet).

Prindi/kujdestari
3-4 viti3-4 viti, 4-6 viti, 6-8 viti, 8-10 viti
Aktivitete edukative në kushte shtëpieAktivitete edukative në kushte shtëpie
game-thumbnail
Vizatim i lagur

A jeni kurioz të mësoni një lloj të vizatimit të ri? Vizatim uji me të cilin mund të shpreheni në mënyrë kreative.

Prindi/kujdestari
3-4 viti3-4 viti, 4-6 viti
Art figurativArt figurativ
Kushte shtëpijeKushte shtëpije
game-thumbnail
Arti gazetaresk

Përmes kësaj loje fëmija fiton këmbëngulje në kryerjen e një detyre të caktuar si dhe kreativitet, pavarësi dhe këmbëngulje.

Prindi/kujdestari
3-4 viti3-4 viti, 4-6 viti
game-thumbnail
Teatri i kukullave

Teatër kukullash në shtëpinë tuaj! Bëni kukulla, përgatitni skenën dhe kënaquni me imagjinatën e fëmijëve. Një aktivitet i shkëlqyeshëm që do të zhvillojë aftësinë emocionale dhe imagjinatën e fëmijës.

Prindi/kujdestari
4-6 viti4-6 viti, 6-8 viti, 8-10 viti
game-thumbnail
Kopsht në shtëpi

Mësoni më shumë rreth bimëve dhe pjesëve të tyre që zakonisht nuk përdoren dhe hidhen si mbeturina, por mund të jenë të dobishme. Me këtë aktivitet do të mësoni se cilat fruta janë të rinovueshme, dmth mund të rimbjellni pjesët e tyre dhe të merrni fruta të reja që do të përdoren më tej si ushqim.

Prindi/kujdestari
4-6 viti4-6 viti, 6-8 viti, 8-10 viti
Aktivitete edukative në kushte shtëpieAktivitete edukative në kushte shtëpie
game-thumbnail
Përallë për ombrellën dhe kërpudhën

Zhvilloni imagjinatën tuaj, zhytuni në përrallat që fshihen në natyrë dhe shprehuni në mënyrë kreative.

Prindi/kujdestari
4-6 viti4-6 viti
1 2 6 7

Resurse shtesë

Në pjesën “Resurse” mund të kërkoni literaturë shtesë, manuale, tekste edukative, raporte, studime, broshura etj., të cilat nxisin zhvillimin socio-emocional të fëmijëve, e që janë të dedikuara për edukatorët, mësimdhënësit klasorë dhe prindërit. Këto burime vendosen pasi të kontrollohen në mënyrë adekuate nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.

Mëso më shumë