
Aktivitete dhe lojra
Ju ftojmë ta shikoni bibliotekën tonë të pasur me mbi 200 aktivitete për fëmijë nga 3 deri në 10 vjeç, në të cilat jemi të sigurt që do të gjeni frymëzimin dhe një mundësi të mrekullueshme për të mësuar dhe luajtur!Ky seksion i platformës Eduino përmban aktivitete lojërash të cilat mund t’i kërkoni duke zgjedhur një temë, moshë dhe kohëzgjatje për realizim. Aktivitetet përshkruhen sipas një shablloni të unifikuar në të cilin është paraqitur metoda e përgatitjes dhe realizimit, poashtu, më poshtë ka foto dhe/ose video të realizimit të aktiviteteve. Në këtë bibliotekë do të gjeni lojëra digjitale të gatshme dhe udhëzime për instalimin dhe mënyrën luajtjes së tyre.


“Ndiqe vijën” është lojë që e inkurajon fëmijën të zotërojë me sukses lëvizjen e dorës në hapësirë të kufizuar, të lëvizë saktë dorën në drejtime të ndryshme, duke u përgatitur kështu për të shkruar.

Qëllimi i aktivitetit është të përvetësohet mbledhja e më shumë numrave. Numrat e shkruar në pikado mund të jenë njëshifror, dhjetëshe të plota, qindëshe të plota, mijëshe të plota.

Sjelljet e mira dhe të bukura janë pasqyra e çdo njeriu, fotografia e personalitetit dhe zakoneve të tij kulturore. Sjelljet e mira mësohen në familje, vazhdojnë në shkollë dhe pasurohen gjatë jetës

Nxënësit mësojnë për ushqimin e shëndetshëm dhe rëndësinë e tij për zhvillimin. Të gjithë marrin pjesë në përgatitjen e shujtës së shijshme. Ushqimi mund të ketë buzëqeshje dhe të jetë plot shëndet.

Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit do të kenë mundësi të njihen me orën diellore. Është një lloj instrumenti i krijuar për të matur kalimin e kohës me ndihmën e lëvizjes së Diellit.

Nga materiale të ndryshme, me ripërdorim, bëhen shtëpitë e zogjve. Shtëpitë janë të ekspozuara në oborrin e shkollës, ku rregullisht vendoset ushqimi për mysafirët e uritur - zogjtë.

Puset janë të shënuara me numra nga 1 deri në 10 ose nga 11 deri në 20. Në puset e vogla të bëra, nxënësit shënojnë shprehjet përkatëse të numrave, të cilat duhet të japin shumën ose dallimin përkatës

Aplikacionet e vezëve vendosen para fëmijëve dhe zhvillohet bisedë për atë se çfarë ndodhet në to. Më pas nxënësit udhëzohen se duhet të radhiten vezët sipas madhësisë (1-20).

Duke e drejtuar nxënësin që t'i radhit drejtë dhe saktë rruazat në shenjën X, përmirësohet sjellja e fëmijëve dhe arrihet kontrolli i impulseve dhe vetërregullimi.

Aktiviteti kryhet duke tërhequr letra me njerëz të vizatuar në pozicione të ndryshme dhe duke u përpjekur të imitojë pozicionin e tyre.