Top në kuti
Përmes balancimit të kujdesshëm, ndjekjes së formave dhe ngjyrave dhe konkurrencës, ky aktivitet është jashtëzakonisht argëtues dhe punim kreativ. Loja mund të personalizohet dhe të luhet me rregulla të ndryshme.

Kapak kutie për këpucë; Top; fllomasterë
Individuale
Qëllime
Qëllimi është që tek fëmija të zhvillohet koordinimi sy - dorë.

Rezultate
Fëmija saktësisht i përdor duart dhe gishtat për të manovruar me gjësende të ndryshme.

Aktiviteti i lojës
Përgatitje e një kapaku kutie për këpucë, një top i vogël, skalpel / gërshërë dhe ngjyra.
Fëmijës i shpjegohet se në mes të kapakut duhet të bëjë vrimë të gjerë sa topi që do të përzgjidhet për lojën, e më pastaj ngjyroset brendësia e kapakut të kutisë. Topthi vihet në kapak dhe duhet të futet në vrimë gjatë lëvizjes së kapakut me duar.
Fëmija e dekoron pjesën e brendshme të kapakut të kutisë dhe bashkë me të moshuarin e bëjnë vrimën. Pastaj fëmija ka për detyrë ta fus topin nëpër vrimë, duke e mbajtur kapakun me të dy duart të cilat i lëviz (e ngre, e ul, e rrotullon kapakun me duar) në pozicione të ndryshme që t’ia dalë për ta futur topthin. Për të qenë loja më interesante mund të luhet me kohë, gjegjësisht të gjithë anëtarët ta luajnë në kohë, për ta vërtetuar se kush do jetë më i shpejtë. Një ide plus: në kapak të bëhen më shumë vrima me madhësi të ndryshme dhe të përdoren më shumë toptha (sipas vrimave).