Hej, ti, ku po fshihesh?
Përmes këtij aktiviteti fëmija trajnohet për perceptimin vizual dhe njohjen e kafshëve të ndryshme ku jetojnë ata, mëson rreth emërtimit të tyre dhe vendbanimeve të tyre të përshtatshme. Përgatitet në rreth 50 minuta dhe realizohet në grup. Ky aktivitet kontribuon në përmirësimin e njohurive të përgjithshme të secilit fëmijë dhe ndikon në zhvillimin kognitiv. Inkurajon kreativitetin e fëmijëve dhe përmirëson vetëbesimin.

Maja Miteva - Petroska, Todorka Nane, Stefka Markoska
Kuti e madhe kartoni (brendia është e ndarë në pesë pjesë, me një ndarje); ngjyra druri / fllomasterë; gërshërë; ngjitës i lëngshëm
Në grupe
Qëllime
Fëmija duhet të aftësohet për venerim vizual dhe njohje të vendbanimeve të ndryshme ku jetojnë kafshët; Të jetë në gjendje t’i emërtojë kafshët dhe vendbanimet përkatëse; të aftësohet të diktojë dhe t’i dallojë karakteristikat e vendbanimeve të ndryshme.

Rezultate
Fëmija duhet t’i njohë vendbanimet e ndryshme ku jetojnë kafshët; fëmija i emërton kafshët dhe vendbanimet e tyre; fëmija i emërton karakteristikat e vendbanimeve të ndryshme.

Aktiviteti i lojës
Mënyra e bërjes së mjetit didaktik është si vijon: merret një kuti kartoni, me madhësi mesatare. Në të, në të pesë anët ngjiten ilustrime në të cilat shfaqen pesë vendbanime të ndryshme. Në të katër anët ngjiten ilustrime, në të paraqiten një fermë, pyll, ujë / liqen / lumë / kënetë dhe tokë / nëntokë / gurë, etj. Ilustrimet paraprakisht ngjyrosen. Në pjesën e sipërme të kutisë ngjitet një ilustrim ku është paraqitur qielli / ajri / retë (Shtojca Nr. 3). Në secilën anë pritet një vrimë e vogël, si në arkë. Brendia e kutisë pjestohet me ndihmën e ndarjeve dhe përftohen pesë fusha për të pesë banesat. Përgatiten 25 kartela dhe në to ngjiten 25 kafshë (Shtojca Nr. 2), të cilat janë ngjyrosur më parë (fermë - lopë, derrkuc, dele, kalë dhe gjel, pyll - sorkadhe, kaproll, lepur, ari dhe ketër, ujë - peshk, mjellmë, bretkocë, rosë dhe breshkë, tokë - urith, thnegël, gjarpër dhe mi dhe qiell - flutur, zog, bletë, grenzë dhe pëllumb). Detyra e pjesëmarrësve është t’i ngjyrosin kartelat.
Hapi 1: Përmes bisedës dhe udhëzimeve, fëmijëve u shpjegohet mënyra dhe procedura e lojës. Hapi 2: Fëmijëve u bëhen pyetje (p.sh. Cila kafshë është kjo? Ku jeton? Ku jeton ariu? Cila fluturon? Cila zvarritet?). Hapi 3: Moderatori i njohton nxënësit me rregullat e aktivitetit të lojës (Shtojca 1). Hapi 4: Moderatori e ndjek realizimin e aktivitetit të lojës dhe jep kahje dhe udhëzime të përshtatshme. Hapi 5: Pjesëmarrësit i emërtojnë dhe i përshkruajnë ilustrimet e kafshëve dhe vendbanimet e tyre. Hapi 6: Pjesëmarrësit i vendosin kartelat në vrimat përkatëse, sipas vendbanimeve të dhëna. Hapi 7: Fëmijët motivohen nga mbështetja dhe lëvdatat për të ruajtur interesin për lojën. Rekomandohet që kartat që përshkruajnë kafshët të jenë me ngjyra të ndryshme, sipas vendbanimit të dhënë (ujë – i kaltër, qiell - i bardhë, pyll – i gjelbër, fermë - e kuqe dhe tokë - kafe). Hapi 8: Pasi të hapet kutia dhe të kontrollohen kartelat, pjesëmarrësi, sipas ngjyrës së kartave, mund ta vërejë gabimin e mundshëm dhe ta korrigjojë atë.
Hej, ti, ku je fshehur? është një lojë didaktike, që luhet në grupe me nga 5 pjesëmarrës. Secili pjesëmarrës merr një vendbanim të ndryshëm, fermë, pyll, ujë / liqen / lumë / kënetë dhe tokë / nëntokë / shkëmbinj dhe detyra e tij është t’i zgjedhë kartelat e duhura për kafshët që jetojnë në atë vendbanim. Pjesëmarrësit i emërtojnë kafshët, i përshkruajnë karakteristikat e vendbanimit të dhënë. Pjesëmarrësit i vendosin kartat në vrimat përkatëse. Kutia hapet, shqyrtohen kartelat nga ndarjet përkatëse dhe kontrollohet realizimi i aktivitetit nga ana e moderatorit.