Pasqyrë e hareshme
Përmes aktivitetit Pasqyra e hareshme, fëmija zhvillon aftësitë e tij për të përsëritur një paraqitje të caktuar skematike, inkurajon perceptimin, njohjen dhe emërtimin e formave matematikore rrethin, trekëndëshin, katrorin. Kryhet individualisht ose në çifte. Rrit këmbënguljen dhe përqendrimin e fëmijës dhe përmirëson njohuritë e tij të përgjithshme.

Vesna Filipovska, Natasha Matevska, Snezhana Popovska
Pllaka logjike; pasqyrë; gërshërë
Individuale, Punë në çifte
Qëllime
Të inkurajhet perceptimin, njohja dhe emërtimi i një rrethi, katrori, trekëndëshi; të zhvillojë aftësinë për të përsëritur një paraqitje të veçantë skematike; të mbështesë përpjekjen për të kryer një detyrë më komplekse, nëse fëmija tregon interes për të.

Rezultate
Fëmija i njeh forma matematikore rrethin, katrorin dhe trekëndëshin; fëmija rregullon format matematikore sipas paraqitjes skematike; fëmija e përfundon aktivitetin e filluar deri në fund.

Aktiviteti i lojës
Fëmijët luajnë me pllaka logjike që rreshtohen përpara një pasqyre të zgjedhur prej tyre. Në këtë mënyrë, ata zbulojnë se i njëjti model që ata bëjnë vetë përsëritet në pasqyrë.
Fëmijët duhet ta bëjnë diagramin si një reflektim në një pasqyrë, dhe diagrami duhet të përbëhet nga një numër formash matematikore që korrespondojnë me moshën e fëmijës (nga 4 në 6 forma).
Dy fëmijë ulen përballë njëri-tjetrit. Përpara tyre është një çarçaf që është i ndarë në gjysmë me një vijë që do të përfaqësonte pasqyrën imagjinare; një fëmijë bën një model përpara "pasqyrës", pra në vijë, dhe fëmija tjetër përsërit të njëjtin model sikur ta shikonte në një pasqyrë; Loja mund të luhet individualisht nëse një model vizatohet në gjysmën e një fletë, dhe gjysma tjetër është e zbrazët në mënyrë që fëmija të mund të përsërisë modelin në "pasqyrë".