Shpëtoje botën
Kjo nuk është një detyrë e vogël, me këtë aktivitet do të imagjinoni një superhero i cili lufton për ruajtjen e mjedisit jetsor. Përmes lojës do të keni mundësinë të flisni me fëmijën për problemet që janë të pranishme në mjedis, si ndikojnë problemet e tilla dhe si mund të zgjidhen. Sigurisht, së bashku me super-heroin e tyre super kull dhe të guximshëm!

Sonja Çallovska, Vesna Peceva
Fletore / fletë letre; Copa kartoni; gërshërë
Individuale
Qëllime
Qëllimi është që fëmijët të shprehin mirëkuptim për problemet e mjedisit jetësor dhe si mund të ndihmojnë për ruajtjen e të njëjtit.

Rezultate
Fëmijët gjejnë zgjidhje për ruajtjen e mjedisit të pastër e të shëndetshëm

Aktiviteti i lojës
Përgatitje e materialeve për të vizatuar dhe prerje, si dhe shikim i videos.
Bisedoni me fëmijën për rëndësinë e mjedisit jetësor dhe për rolin e njeriut të shfaqura në videon në shtesë. Pastaj fëmija duhet të vizatojë dhe të presë në një copë kartoni konturet e superheroit të mjedisit jetësor, të cilin vetë do ta sajojë.
Propozojini fëmijës të shpik ndonjë superhero të mjedisit jetësor, i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njerëzve dhe për ruajtjen e jetës në planetin Tokë. Bisedoni me fëmijën me çfarë problemesh të mjedisit jetësor do të përballej superheroi (për shembull: mbeturina në lumenj – ndotje) si ndikon në mjedis dhe si do të mundej të ndryshonte kjo me shembuj praktikë. Fëmija ka për detyrë të bëjë nga kartoni një superhero të vetin të mjedisit jetësor. Me të mund të sajojë një situatë konkrete praktike dhe të bëjë një shfaqje të shkurtër: çfarë bën superheroi për t’i ndihmuar mjedisit jetësor (me një rrjet magjik i mbledh mbeturinat nga lumenjtë, ka shpikur një makinë, e cila e mbledh tymin në ajër). Në fund propozojini fëmijës në fletore ose në fletë t’i shkruajë / t’i vizatojë premtimet e veta për sjelljen e vet dhe procedurat si superhero ekologjik për ruajtjen e mjedisit (se ai është një superhero, ai rregullon dhomën, ai selekton mbeturinat, i ujit lulet, etj).