Kamishibai – rrotullojmë tregim unë e ti!
Ky aktivitet, përveç azhurnimit të fjalorit, mundëson edhe imagjinatën vizuale dhe krijimin e një historie në rend kronologjik. Kjo bëhet duke u dhënë studentëve fotografi dhe fjalë për të rregulluar në një litar. Ata kanë mundësinë të rendisin fillimisht figurat dhe më pas të rregullojnë fjalët sipas tyre ose anasjelltas, të rregullojnë fjalët së pari dhe pastaj fotografitë.Aktiviteti është synuar për fëmijë nga 6 deri në 10 vjeç.

Hillda Dimitrievska, Stançe Shterjovska, Gabriella Todoroviq, ilustrim: Katerina Nikollovska; përkthim dhe lekturë: Agim Leka
Karton; gërshërë; ngjitës në stik; ngjyra druri ose fllomasterë; kërp; kapëse
Individuale, Punë në çifte
Qëllime
Të nxitet fëmija të dëgjojë në mënyrë aktive; të aftësohet të ndërtojë një tregim duke u përkujdesur për radhën e ngjarjeve; të aftësohet fëmija të lexojë në mënyrë të kuptueshme duke respektuar shenjat e përdorura të pikësimit; të aftësohet të nxjerrë përfundime, të përgjithësojë dhe të identifikojë modele të thjeshta.

Rezultate
Fëmija i lidh elementet për të ndërtuar një tregim; fëmija e ndjek me kujdes tregimin me mundësinë për analizë; fëmija lexon me zë dhe qartë, me diksion dhe artikulimin të drejtë të zërit; fëmija përfton njohuri themelore për bimët dhe funksionimin e pjesëve të bimës.

Aktiviteti i lojës
Kamishibai është art i pikturave që flasin, lëvizin dhe rrëfejnë një tregim. Kamishibai mund të zbatohet në çdo lëndë mësimore, veçanërisht në një moshë më të re, kur fëmijët i marrin shumë më lehtë informacionet vizualë. Arsimtari përgatit tetë piktura me madhësi A3 që më vonë nxënësit i ngjyrosin dhe shtatë shirita me tekst, që më vonë nxënësit i ngjisin në pjesën e pasme të pikturës përkatëse.
Përmes bisedës dhe udhëzimeve, fëmijëve u shpjegohet mënyra dhe procedura e lojës. Arsimtari koordinon me aktivitetin dhe ndihmon nëse është e nevojshme. Fëmijët motivohen me lavdërime dhe duartrokitjet në fund të tregimit.
Kamishibai - rrotullojmë tregim unë e ti, luhet individualisht (në një moshë më të re nxënësit i ngjyrosin piktura, e mësuesi e lexon tregimin), dhe në grup (një grup prej 6 deri në 8 nxënës i ngjyrosin pikturat dhe i ndajnë rolet për lexim). * përshtatet sipas moshës së fëmijëve. Nxënësit marrin piktura të gatshme (8) dhe shirita me tekst (7), si dhe një "ekran" - kamishibai. Pikturat në mënyrë të përzier vren në një litar me kapëse për t'u dhënë qartë. Shiritat varen të përziera në një litar tjetër. Nxënësit fillojnë të renditin sipas aftësive të tyre. Mund të fillojnë duke renditur së pari pikturat ose duke rregulluar shiritat me tekst. Kur pikturat të jenë rregulluar në rendin e duhur, ngjitet teksti përkatës në pjesën e pasme të pikturës (arsimtari vëzhgon, korrigjon dhe koordinon me aktivitetin).