Të vizatuarit përmbys
Bëni vepër arti unike me materialet artistike që keni në shtëpinë tuaj, në një mënyrë të jashtëzakonshme! Më pas fëmija duke shikuar punën e tij artistike ka mundësinë të shpjegojë se çfarë do të ishte ndryshe kur vizatoni ose pikturoni mbrapsht. Një aktivitet që sigurisht ofron një këndvështrim tjetër.

Sonja Çallovska; Vesna Peceva Dizajn grafik: Katerina Nikollovska; Lektor: Jana Mihajllovska; Përkthim: Agim Leka
Tavolinë e ulët; Fletë letre; Selotejp; Pajisje për të vizatuar a për të pikturuar
Individuale
Qëllime
Qëllimi është që te fëmija të zhvillohet kreativiteti dhe percepcioni.

Rezultate
Fëmija e shpreh kreativitetin e vet në mënyrë të vet.

Aktiviteti i lojës
Përgatitje e një tavoline të ulët, ngjitja e fletëve të letrës në pjesën e poshtme të tavolinës.
Fëmijës i shpjegohet se duhet të vizatojë shtrirë në shpinë ndër tavolinë në fletën që është ngjitur mbi kokën e tij, gjegjësisht në pjesën poshtë tavoline.
Me fëmijën bisedohet se në botën e artit, artisti në mënyrë të vet i shpreh mendimet dhe idetë. Kështu, për shembull, piktori i njohur Mikelanxhelo ka pikturuar në tavan i shtrirë në shpinë. Fëmija me materialet figurative që i ka në shtëpi krijon një vepër unikale artistike, duke ia përmendur se duhet ta përmbush tërë hapësirën e letrës. Pastaj fëmija duke e shikuar veprën e tij artistike fillon të shpjegojë çfarë është më ndryshe kur vizatohet ose pikturohet përmbys. Anëtarët e fаmiljes i japin komentet e tyre për pikturën.