Emocionush
Qëllimet janë t'i mundësojnë fëmijës të perceptojë dhe shfaqë disa emocione në komunikimin e përditshëm; fëmija të përmirësojë koordinimin e mbajtjes së gërshërëve në njërën dorë dhe prerjes së letrës. Toleranca është një nga cilësitë kryesore që një fëmijë duhet të posedojë, kështu që ky aktivitet do t'i ndihmojë fëmijët të zhvillojnë dhe përmirësojnë tolerancën.

Petrushevska Natasha; Maxhunkovska Orhideja Gjorgjievska
Kartonë; letër me ngjyra; kolazh; ngjitës; gërshërë; fllomasterë dhe një fletë blloku
Në grupe, Individuale
Qëllime
Fëmija të aftësohet për të veneruar dhe për të manifestuar disa emocione në komunikimin e përditshëm; Fëmija ta përmirësojë koordinimin e mbajtjes së gërshërëve në njërën dorë dhe prerjes së letrës.

Rezultate
Fëmija mund të përshkruajë se çfarë e bën atë të lumtur, të mërzitur, të frikësuar, etj; fëmija pret me sukses me gërshërë

Aktiviteti i lojës
Hapet një temë bisede me fëmijët në të cilën ata inkurajohen të shprehin përvojat dhe përjetimet e tyre për gjendje të ndryshme emocionale.
Shpjegimi i lojës që sipas personazheve të vendosura ata duhet t’i njohin emocionet.
Në një karton janë vendosur dy personazhe (një mashkull dhe një femër, ndërkaq atyre u mungojnë sytë dhe goja). Në karton, nga qendra e sipër, janë vendosur emotikonë, që përfaqësojnë emocione të ndryshme (pikëllim, gëzim, zemërim, befasi) , dhe secili fëmijë mund të vendosë kartela shprehje të ndryshme të gojës e të syve të dhëna si shtesë. Fëmijët ulen në një rreth dhe i kalojnë njëri-tjetrit një pasqyrë, dhe inkurajohen t’i tregojnë emocionet e tyre dhe t'i përshkruajnë ato. Në fund, secili fëmijë shpreh faleminderim dhe përqafohet me shokët e tij.