Raketë e hareshme
Ashtu si emri i këtij aktiviteti, në praktikë Raketa e hareshme nxit pozitivitet dhe disponim të këndshëm te secili nga pjesëmarrësit. Përmes këtij aktiviteti fëmija përvetëson perceptimin vizual dhe emërtimin e numrave deri në 10, njohjen dhe emërtimin korrekt të formave 2D, por gjithashtu zhvillon aftësinë për të kryer lëvizje të koordinuara të syve-dorës duke përdorur materiale të ndryshme. Realizohet në klasë.

Nëse ju jeni autor i këtij aktiviteti, ju lutemi të na kontaktoni.
gërshërë; ngjitës
Në grupe
Qëllime
Të aftësohet për perceptim dhe emërtim vizual të numrave deri në 10; Njohja dhe emërtimi i saktë i formave 2D; Të zhvillohet aftësia për të kryer lëvizje të koordinuara sy – dorë, duke përdorur materiale të ndryshme.

Rezultate
Formon një varg numrash deri në 10; I emërton format 2D; Mund ta përqendrojë vëmendjen vizuale

Aktiviteti i lojës
Fëmijëve u jepet një shabllon i gatshëm me forma 2D për t’i prerë (Shtojca Nr. 5) dhe një shabllon me një raketë (Shtojca Nr. 2).
Përmes bisedës dhe udhëzimit, fëmijëve u shpjegohet mënyra dhe procedura e lojës. (Shtojca Nr. 1) Fëmijët motivohen nga mbështetja për të ruajtur interesin për lojën.
Raketa e hareshme" është një lojë e hareshme ekipore me maksimum prej 6 lojtarësh, në të cilën secili lojtar hedh zare nga dy herë (varësisht nga sa lojtarë janë të përfshirë), numrat e marrë nga zaret paraqesin forma specifike gjeometrike, të cilat duhet të njihen dhe të emërtohen, e pastaj të ngjiten në shabllonin e raketës (Shtojca Nr. 2).