ambassador image
Vesna Jovanova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
Punëtore arsimore – edukatore e cila pas saj ka edukuar dhe arsimuar më shumë gjenerata të nxënësve dhe kam fituar përvojë të madhe pune dhe kjo më bën mësimdhënëse që ka arritur shumë nxënësve t’u mbjellë dituri, vlera shoqërore dhe morale.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam punëtore arsimore tashmë 25 vite dhe kam punuar në më shumë vende pune në shkollë fillore: edukuese, pedagoge, drejtoreshë, por 14 vitet e fundit jam mësimdhënëse klasore. Ndërrimi i vendeve të punës më mundësoi ta vëzhgoj procesin mësimor nga disa aspekte, dhe çdo vend pune ishte sfidë nga dy pikëpamje: puna me nxënësit dhe bashkëpunimi me prindërit. Për mua është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe kolegjialiteti me mësimdhënësit tjerë dhe gjithmonë përpiqem që ai të jetë në nivel të lartë, sepse vetëm në atë mënyrë mund të jesh mësimdhënës i kompletuar.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Kam dashuri të madhe ndaj fëmijëve dhe dëshirë të madhe për të punuar me to. Atë dëshirë time jetësore e kam shndërruar në realitet duke mbaruar Fakultetin Filozofik grupi: Pedagogji në Shkup dhe duke u punësuar në shkollë fillore. Për shkak të përvojës sime të madhe të punës dhe të jetës ndjehem se e kam arritur maksimumin tim si profesionist, prind dhe si njeri në përgjithësi. Por, mësimdhënësi i suksesshëm asnjëherë nuk kënaqet me atë çfarë ka arritur, por gjithmonë synon diçka të re, diçka e papërvetësuar dhe prandaj punoj vazhdimisht në zhvillimin tim profesional. Për atë qëllim ndjek vazhdimisht punëtori, trajnime, seminare dhe uebinare të ndryshme nga sfera e arsimit të cilat do t’i aplikoj në punën time të përditshme me nxënësit.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Në periudhë të pandemisë u paraqit edhe nevoja për përdorim të më shumë mjeteve digjitale me qëllim për të pasur efektivitet më të madh të mësimit online. Për atë qëllim ndihmë e madhe për ne të gjithë ishin orët e incizuara nga pionierët e portalit EDUINO, e në veçanti për ne mësimdhënësit më të moshuar që kësaj bote të re digjitale i qasemi më me vështirësi. Por, me këmbëngulësi dhe qëndrueshmëri nëse duam mund të arrijmë shumë, prandaj duhet të lejojmë që të na udhëheqin ambiciet në jetën. Pas një kohë të caktuar u paraqit edhe tek unë dëshira për të dhënë kontributin tim në EDUINO, përkatësisht t’ua përcjell të tjerëve ndonjë praktikë timen mësimore. Kështu mblodha guximin që ta ndaj me të tjerët atë që e zotëroj më së miri, e këtë ua rekomandoj të gjithë mësimdhënësve klasorë, pasuria është në ndarjen me të tjerët.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmëria në arsimin është në reformimin e arsimit për t’iu përshtatur nxënësit të shekullit 21. Duhet të ndiqen rrjedhat e kohës së re dhe ndryshimet që i bart në të gjitha sferat e jetës, e portalet e tilla siç është EDUINO do të na mundësojnë pikërisht këtë, duke e lehtësuar përshtatjen ndaj kushteve të sapokrijuara për ne mësimdhënësit.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Portali EDUINO është servis për këmbim të praktikave pozitive ndërmjet neve mësimdhënësve dhe në atë mënyrë e plotësojmë njëri-tjetrin. Prandaj u paraqit interesi im për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe, e cila rritet çdo ditë.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Burim i pashtershëm i praktikave të mira arsimore.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Elizabeta Teodosievska
Ardhmërinë e arsimit, si Eduino Ambasador e shoh në mundësinë që mësimdhënësi të krijojë një klasë bashkëkohore, ku nxënësi i ka të gjitha mundësitë për të hulumtuar
ambassador image
Ramiz Iljazi
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
ambassador image
Marina Stanisllavova
Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO