ambassador image
Viktorija Stojanovska
Edukator
IPFKF "25 Maj" - Shkup
Gjithmonë nisem nga qëndrimi im i dashurisë dhe pranimit, e me atë krijoj bazë, themel për çdo mësim të ardhshëm. Çdo fëmijë i cili është i dashur dhe i pranuar do të motivohet të përfshihet në aksion për të përmbushur në mënyrë konstruktive mundësitë e tij.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Viktorija Stojanovska, e punësuar si edukatore në IPKF “25 Maj” Gazi Babë, Shkup. 16 vite punoj si edukatore. Me profesion jam psikologe e diplomuar dhe profesoreshë e diplomuar në arsimin parashkollor, kështu që të gjitha njohuritë e fituara gjatë edukimit tim formal dhe joformal arrij t'i shndërroj në praktikë të suksesshme edukativo-arsimore me fëmijët e moshës parashkollore. Jam energjike, dua që vazhdimisht të ndodhë diçka, pranoj sfida dhe ndryshime. Më pëlqen puna ekipore, jam modeste dhe përpiqem ta zhvilloj atë tipar të vlefshëm edhe tek fëmijët. Të punosh me fëmijë është një privilegj dhe kënaqësi nëse arrin ta shikosh jetën me sytë e tyre. Motoja ime është “Dhurojini dashuri dhe mirëkuptim fëmijës, ndihmojeni të bëjë gjërat vetë dhe ai përmes përvojës do të mësojë gjithçka që i nevojitet”.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Gjatë punës sime me fëmijët e moshës parashkollore kuptova se sa është i madh roli im si edukatore, por edhe si model për identifikim, me të cilin identifikohen fëmijët. Gjithçka që dua t'u mësoj atyre si sjellja morale, vlera, praktika të mira, para së gjithash duhet të jetë në përputhje me sjelljen time. Puna ime si edukatore është mbi të gjitha punë për veten time, në mënyrë që të ndihmoj fëmijët të zhvillohen në personalitete të mira në të ardhmen. Loja është një mjet i fuqishëm që e posedon edukatori për të mësuar fëmijët, por edhe e vetmja mënyrë ku fëmijët mësojnë në mënyrë spontane, modeste nga përvojat e tyre. Mbi të gjitha, dua dhe punoj për t'i zhvilluar fëmijët në individë të pjekur emocionalisht, të cilët do të dinë t’i njohin dhe pranojnë emocionet në vetvete dhe te të tjerët. Një fëmijë i lumtur dhe i kënaqur që di të jetë mirënjohës edhe për gjërat e vogla më bën të ndihem si heroinë.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të inkurajohen dhe të ndajnë disa nga përvojat e tyre të vlefshme, sepse çdo edukator lë gjurmën e vet të paçmuar në praktikën e tij edukativo-arsimore. Do t'i inkurajoja që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë marrëdhënie kolegjiale për një realizim më të mirë të punës së tyre. I inkurajoj veçanërisht që të pranojnë dhe të jenë në rrjedhë me të gjithë hapat e ardhshme për zhvillimin dhe aplikimin e mjeteve digjitale në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve. I mbështes kolegët e mi në çdo përpjekje të tyre për të bërë diçka të re, novatore, kreative. Vetëm të guximshmit janë të përgatitur për rritjen dhe zhvillimin e tyre, andaj jini të gatshëm të mësoni vazhdimisht diçka të re. Të bëjmë DIÇKA është më mirë se të mos bëjmë ASGJË.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si Ambasador Eduino do të përfshihem në të gjitha sfidat e ardhshme në kuadër të EDUINO-s. Do të jem mbështetje por dhe motivim për të gjithë kolegët e mi për bashkëpunim dhe zhvillim profesional. Por njëkohësisht shikoj edhe mundësi për ndërmarrje të iniciativave për futje të programeve të reja për fëmijët e moshës parashkollore të cilat do t’i fusin në bashkëpunim me MPPS-në dhe BZHA-në.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Për mua EDUINO është një shkëndijë e madhe shprese e cila u paraqit në kohë të duhur për të na bashkuar neve, kuadrin edukativo-arsimor, por edhe t’i japë mirënjohje profesionit mësimdhënës dhe edukator. EDUINO është thesar i madh i përvojave, praktikave dhe mbështetjes për të gjithë që janë të përfshirë në punën edukativo-arsimore. EDUINO është një familje e madhe e entuziastëve.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Bibliotekë elektronike, proces bashkëkohor edukativo-arsimor.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Simona Palçevska
E imagjinoj portalin EDUINO si një zemër të madhe që jep jetë, shumë dashuri në një vend për të gjithë fëmijët dhe të rriturit.
ambassador image
Violeta Popovska
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit.
ambassador image
Gordana Naumovska Trajkoska
Jam e lumtur që klasa ime është gjithmonë e mbushur me kreativitet, solidaritet, barazi dhe miqësi mes të gjithë nxënësve.