ambassador image
Manuela Dimova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Dëshira për edukim, arsim dhe zhvillim të fëmijëve, si dhe dashuria ndaj profesionit të mësimdhënësit më çoi në botën e arsimit. Ambicia ndaj procesit arsimor më frymëzon vazhdimisht, duke zgjuar brenda meje kreativitetin, energji dhe entuziazëm për punë me nxënësit e mi.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Manuella Dimova, mësimdhënëse klasore në SHF “Tosho Vellkov – Pepeto” në Kavadar. Që e vogël kam pasur dëshirë të jem mësimdhënëse, i dua fëmijët shumë, ato janë frymëzimi im. Çdo risi në arsim për mua paraqet sfidë. Dëshira për edukim, arsim dhe zhvillim të fëmijëve, si dhe dashuria ndaj profesionit të mësimdhënësit më çoi në botën e arsimit. Ambicia ndaj procesit arsimor më frymëzon vazhdimisht, duke zgjuar brenda meje kreativitetin, energji dhe entuziazëm për punë me nxënësit e mi.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Të jesh pjesë e botës arsimore dhe të jesh mësimdhënëse e nxënësve të mësimdhënies klasore është një kënaqësi e madhe për mua. Çdo orë e re me nxënësit e mi është një sfidë, por edhe një fillim i ri për të mësuar diçka të re që do të lërë njohuri të përhershme në trurin e fëmijëve. Që në fillim të karrierës sime si mësimdhënëse kam bërë shumë përpjekje për të qenë një mësimdhënëse, edukatore më e mirë. Me kënaqësi marr pjesë në trajnime, seminare, projekte të shumta, të cilat më ndihmojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e karrierës sime.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Arsimi, veçanërisht gjatë pandemisë, ka pësuar ndryshime të mëdha, veçanërisht në fushën e mësimdhënies. Ne si mësimdhënës ishim të sfiduar, por edhe të motivuar për të ndjekur hapat e zhvillimit të digjitalizimit. Si mësimdhënëse me shumë entuziazëm u bëra pjesë e EDUINO-s. Për mua ishte një sfidë e re, për njohjen e botës së digjitalizimit si dhe metodave novatore të punës. Rekomandoj që sa më shumë mësimdhënës t'i bashkohen komunitetit EDUINO - në këtë mënyrë të gjithë së bashku do të krijojmë një familje të madhe edukativo-arsimore që do të jetë më e pasur me shumë ide interesante për realizimin e mësimdhënies.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është themel i shoqërisë. Ardhmërinë e arsimit e krijojmë të gjithë ne bashkë. Të motivuar dhe të sfiduar nga modernizimi dhe digjitalizimit përpiqemi të krijojmë kushte dhe mënyra më të mira të të mësuarit. Kam kënaqësi të madhe që jam pjesë e EDUINO-s dhe që të gjithë ne së bashku krijojmë përmbajtje edukative të cilat janë ndihmë e madhe dhe të rëndësishme për nxënësit.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua paraqet rritje dhe zhvillim të botës arsimore, ku ne mësimdhënësit së bashku dhe me entuziazëm të madhe plotësohemi, përsosemi, ndajmë ide dhe motivojmë njeri-tjetrin me qëllim për të kontribuar në arsimin.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Mjet kreativ, burim i ideve të shumta.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Gorica Ferdinandi
Unë gjithmonë përpiqem t'i bëj orët e mija interesante dhe kreative, ku mësimi bazohet në të mësuarit përmes lojës.
ambassador image
Maja Miteva Petroska
EDUINO është një vend ku vendosen synime të larta, gjenden sfida të mëdha dhe lindin ide të bukura, një kombinim i cilësisë, kreativitetit dhe angazhimit.
ambassador image
Nikolina Milevska
Unë besoj se e ardhmja e arsimit është në aplikimin e metodave të reja moderne dhe digjitale që do të jenë të përshtatshme me interesat dhe dëshirat e reja të nxënësve.