ambassador image
Gorica Ferdinandi
Mësimdhënës klasor
SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Përmes bashkëveprimit me nxënësit, i motivoj që me përpjekje dhe gabime të arrijnë në përfundime pa pasur frikë ta shprehin mendimin e tyre. Kështu i nxis të hulumtojnë, të mësojnë dhe ta aplikojnë atë që e kanë mësuar, e cila thellohet në njohuri të përhershme.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Gorica Ferdinandi, mësimdhënëse klasore në SHF “Gjorgji Sugarev” nga Manastiri. Për veten time do të them se jam edukatore, e cila e do shumë profesionin, pozitive, komunikative dhe gjithmonë e përgatitur për ta zgjeruar diturinë dhe të aplikojë diçka të re në mësimdhënie me qëllim përmirësimin e zhvillimit personal dhe profesional.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Si edukatore, gjithmonë përpiqem që nxënësve të mi t’ua bëj orët interesante dhe kreative ku të mësuarit bazohet në të mësuarit përmes lojës, hulumtimin, ndihmën dhe respektimin e ndërsjellë. Përmes bashkëveprimit me nxënësit, i motivoj me përpjekje dhe gabime të arrijnë në përfundime pa pasur frikë ta shprehin mendimin e tyre. Kështu i nxis të hulumtojnë, të mësojnë dhe ta aplikojnë atë që e kanë mësuar, e cila thellohet në njohuri të përhershme. Shpeshherë organizoj punëtori interesante për ekologji, me qëllim të nxitjes së vetëdijes së nxënësve që të kujdesen më shumë për mjedis të shëndoshë dhe të pastër, e me atë të jenë edhe ekologë të mirë.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Më tërhoqi koncepti i EDUINO-s, sepse kisha mundësinë të jap kontribut për ta pasuruar thesarin me lojëra edukative me të cilat do të nxitet kreativiteti te fëmijët. U rekomandoj kolegëve të mi mësimdhënës që të inkurajohen dhe të japin kontributin e tyre për pasurimin e bibliotekës me aktivitete edukative dhe t’i bashkëngjiten komunitetit EDUINO.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si ambasadore EDUINO ardhmërinë e shoh me përsosjen dhe aplikimin e mëtutjeshëm të teknikave dhe strategjive të përvetësuara në procesin arsimor.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është platformë ku përmes bashkëpunimit dhe ndarjes së ideve dhe përvojave me kolegët do ta përmirësojmë procesin arsimor.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Thesar i pasur i përmbajtjeve, lojërave dhe aktiviteteve edukative.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Kadrije Arifi
Si Eduino Ambasador, të ardhmen e shoh si mësimdhënës që vazhdimisht përpiqet të gjejë strategji novatore dhe të përshtatshme, si dhe modele të ligjërimit gjatë mësimit.
ambassador image
Daniela Milosheska
Thelbi i termit edukim për mua do të thotë një angazhim pune dhe një dëshirë për të transferuar njohuri, për të krijuar dhe ndërtuar personalitete.
ambassador image
Valentina Todorova
EDUINO është rruga jonë drejt suksesit dhe krijimit të një mësimdhënie të zbatueshme, të qëndrueshme, cilësore dhe inovative.