ambassador image
Dushica Jakimovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Kirili dhe Metodij" - Kumanovë
Unë jam hulumtues, kreator dhe garues i palodhshëm me rrjedhat bashkëkohore. Përveç kryerjes së aktiviteteve të përditshme të rregullta, afinitetet e mia ndaj muzikës dhe drama janë shtysa ime për gjetjen e talenteve ndërmjet nxënësve të mi që i përfshij në aktivitetet jashtëmësimore.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Dushica Jakimovska mësimdhënëse klasore në SHF “Cirili dhe Metodi” – f.Ramanli, në Shkollën rajonale në Agino Sello, Kumanovë – mësimdhënëse e cila e do shumë profesionin dhe fëmijët. Nga prindërit punëtorë arsimore, gjithmonë rrugët më kanë çuar në atë që të bëhem edukatore. Motivimin e shikoj në sytë e çdo fëmije i cili sikur pret çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nxënësit e mi i nxis të hulumtojnë, supozojnë, konkludojnë dhe këmbejnë përvoja. Nga vetë fillesat e mia si mësimdhënëse në mjedisin rural, doja t’u mundësoj nxënësve të mi përjetime dhe përvoja të cilat nuk do t’i dallojnë nga fëmijët tjerë që vijnë nga mjediset urbane. Kjo kërkonte shumë energji, kreativitet dhe mjete, por gjithmonë përpiqem që nxënësit e mi të mësojnë përmes përvojës. Prandaj klasën e shndërrojmë në teatër, kamp, studio artistike, podium për vallëzim, sallë sportive (të cilën nuk e kemi) bile edhe kuzhinë. Kam kujdes veçanërisht në ndërtimin e segmentit social dhe emotiv të personalitetit të fëmijës, e kështu mësimi dhe njohuria vijnë në mënyrë spontane.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Pranoj sfida për përparim profesional, lidhje, komunikim dhe këmbim të përvojave me kolegët. Marr pjesë në projektet ndërkombëtare dhe ndërshkollore të cilat nxënësit e mi dhe mua si edukatore na frymëzojnë në tjetër mënyrë. Bashkëpunimi me prindërit është faktor i rëndësishëm në vendosjen e trekëndëshit mësimdhënës-nxënës-prind dhe veçanërisht është i rëndësishëm për mua besimi të cilin e fitoj si mësimdhënëse në sytë e nxënësve dhe prindërve. Bashkë me novacionet të cilat përpiqem t’i aplikoj në punën e përditshme, kureshtja zhvillohet te nxënësit dhe besimi te prindërit, synoj në ndërtimin e personaliteteve të zhvilluara të gjithanshme të cilat nesër duhet të bëhen faktorë në shoqërinë tonë. Ky është misioni i një edukatori të përkushtuar.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Dua të fus risi në çdo orë, të jem në hap me ndryshimet e megjithatë të mos e humb fëmijën brenda meje. Përmes lojës t’u mundësoj nxënësve t’i shikojnë problemet dhe detyrat në mënyrë tjetër. Në mënyrë spontane të arrijnë te zgjidhje dhe mënyra të reja të të mësuarit. EDUINO më dha mundësi që lojërat të cilat i kam përdorur në orët e mia t’i ndaj me kolegët tjerë dhe t’i ndaj idetë e mia për mësim spontan dhe të lirë. Të gjithë mësimdhënësit duhet të pranojnë sfida për futje të risive në praktikë, EDUINO është sfidë e tillë dhe mundësi e tillë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Besoj në mësimdhënësin. Besoj në sfidat dhe përsosjen në plan profesional. Mësimdhënësi gjatë gjithë jetës duhet të jetë nxënës. Arsimi duhet të jetë shtyllë e një shteti dhe besoj se mësimdhënësit novatorë dhe kreativë do të investojnë në zhvillimin e tyre për të krijuar të ardhme të shëndoshë në këtë vend të mrekullueshëm.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Për mua EDUINO është përmbledhje kreative e ideve të mrekullueshme të profesionistëve të vërtetë të cilët e duan punën dhe i ndajnë në mënyrë vetëmohuese ato ide me tjerët. Kjo është mundësi e vetme e të mësuarit jashtë “kutisë” si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit dhe prindërit – të gjithë nga EDUINO mund të frymëzohen, arsimohen, përparojnë.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Një hap përpara.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Viktorija Stojanovska
Motoja ime është “Jepni fëmijës dashuri dhe mirëkuptim, ndihmoni që t’i bëjë gjërat vetëm dhe ai do të mësojë gjithçka që i nevojitet përmes përvojës”.
ambassador image
Biljana Lazareska
Për mua, mësimdhënia është një art dhe shkencë përmes së cilës unë transferoj njohuritë te nxënësit në një mjedis formal, duke përdorur metoda të ndryshme.
ambassador image
Naser Adili
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.