Novacioni i ekipit të EDUINO asnjëherë nuk pushon! Me entuziazëm dhe motivim dëshirojmë t’i ndajmë njohurinë, shkathtësitë dhe vizionin tonë, duke hapur mundësi të reja dhe zgjidhje kreative për sistemin arsimor nacional. Duke hulumtuar fushën e potencialeve të pashtershme edukative, të nxitur nga suksesi i programeve dhe projekteve tona ekzistuese, e menduam platformën tonë të re: Laboratori 2D EDUINO! Duke kërkuar zgjidhje të cilat do ta ngritin mësimdhënien në nivel më të lartë, e krijuam këtë platformë të re qëllimi i së cilës është nxitja dhe motivimi i nxënësve të mëvetësisë gjatë procesit të të mësuarit. 

Gjithashtu, dëshirojmë t’u ofrojmë mënyrë atraktive për thellimin e njohurive për dy tema globale të rëndësishme dhe aktuale: ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit jetësor përmes platformës sonë të re – Laboratori 2D EDUINO. Gjithsesi, në atë proces nxënësit të mbështeten nga mësimdhënia dhe prindërit. Laboratori 2D EDUINO është përpunuar në kuadër të projektit tonë EDUINO i cili është mbështetur nga Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Agjencia për të Rinj dhe Sport (ARS), të implementuar nga UNICEF dhe SIDA, ndërsa është realizuar nga organizata joqeveritare, SmartAp – Laboratori për novacione sociale. Realizimi teknik është bërë nga SyNRG – Software & IT Solutions. Me qëllim procesi i të mësuarit të zhvillohet përmes lojës dhe në mënyrë atraktive, Laboratori 2D EDUINO do të ofrojë mundësi për “të mësuarit eksperiencial” në të cilin nxënësit nga klasa I-IX do të mund të realizojnë eksperimente 2D. Eksperimentet janë përgatitur nga konsulentë – ekspertë në sferën e shkencave natyrore me numër të madh të hulumtimeve shkencore me fokus në ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ato krijuan hapësirë të sigurt virtuale për ato nxënës të cilët në mënyrë argëtuese dhe interesante dëshirojnë që njohuritë e tyre përmes eksperimentimit në këtë hapësirë virtuale 2D. Përparësi e madhe është që qasja në ato përmbajtje do të mundësohet përmes pajisjeve të shumtë: kompjuter, telefon, tabletë dhe tabela (të mençur) interaktiv. Edhe një përparësi e rëndësishme e Laboratorit 2D EDUINO është që do të mund të përdoret edhe në kushte shtëpiake dhe në procesin e mësimdhënies në shkollën. 

Përmbajtjet nga platforma janë dedikuar për zotërim të njësive mësimore për kontroll të njohurive ose për thellimin e njohurive nga sfera e shkencave natyrore. Si plotësim të mësimdhënies, eksperimentet virtuale janë përpunuar në pajtim me përmbajtjet që janë paraparë të mësohen në programet mësimore për katër lëndë në arsimin fillor: Shkencat natyrore, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Momentalisht Laboratori 2D EDUINO është në pilot/fazë fillestare dhe numri i eksperimenteve 2D është i kufizuar, por i përmbush nevojat për mësim eksperiencial në procesin arsimor dhe do të plotësohet në mënyrë plotësuese me përmbajtje të reja.


Ekrperimente EDUINO – Shkencat natyrore, Fizikë, Kimi dhe Biologji

Pas realizimit të eksperimentit, në platformën si resurs plotësues do të ofrohet opsioni – kuiz online për vetëvlerësim. Qëllimi i kuizit do të jetë që nxënësi të fitojë njohuri për suksesin e materialit të zotëruar. Të mësuarit eksperiencial paraqet zotërim të materialit mësimor përmes realizimit të shembujve praktikë. Me aplikim të kësaj mënyre të të mësuarit, fëmijët do të kenë mundësi t’i rrisin njohuritë dhe interesin e tyre ndaj grupit të shkencave natyrore, me ç’rast do të krijojnë vetëdije për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Rëndësia e platformës Laboratori 2D EDUINO shikon mundësinë për tejkalimin e dy sfidave më të shpeshta: mungesë të resurseve për realizim të eksperimenteve gjatë orëve dhe mundësinë që çdo nxënës në mënyrë të mëvetësishme ta realizojë eksperimentin. Krahas asaj që eksperimentet virtuale janë në pajtim me programet mësimore për shkencat natyrore për arsimin fillor, çdo eksperiment do të përmbajë tre lloje të resurseve plotësuese dhe atë:

  • Resurset e dedikuara për edukatorët me qëllim implementimin më efikas të të mësuarit eksperiencial në mësimdhënien e përditshme; 
  • Resurset e dedikuara për nxënësit me qëllim të të mësuarit e mëvetësishëm (ose me mbështetje të prindit/kujdestarit) dhe zotërimit të materialit mësimor në kushte shtëpiake përmes realizimit të eksperimentit. 
  • Resurset EDUINO (përmbajtjet e lidhura me portalin EDUINO) të cilat do ta pasurojnë njohurinë tuaj për shkencat natyrore. 

Laboratori 2D EDUINO – Udhëzues Për Mëesimdhënësit dhe Ditari Laboratorik

Me zhvillimin e platformës së re portali kolektiv EDUINO bëri që edhe një hap në modernizimin e sistemit tonë arsimor! Falënderojmë të gjithë të përfshirë në procesin e krijimit të Laboratorit 2D EDUINO! Prisni informacione të reja për shartimin zyrtar dhe besojmë që të gjithë bashkërisht do të argëtohemi dhe do të mësojmë me EDUINO!