Të dashur arsimtarë, ju jeni forca shtytëse e arsimit, por edhe e shoqërisë.

Në të kaluarën, ju ishit ata që me punën, kohën dhe njohuritë tuaja krijuat video-leksione dhe materiale edukative për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Të frymëzuar nga ju, e dizajnuam iniciativën EDUINO-Ambasadorët, e cila synon ta vlerësojë publikisht punën tuaj, si dhe të zgjedh një grup arsimtarësh të zellshëm dhe të përkushtuar, të cilët janë dalluar sipas kritereve të përcaktuara për të cilat mund të lexoni më poshtë.

Ju ftojmë të njiheni me grupin e parë të ambasadorëve EDUINO, për të dëgjuar përvojat e tyre, si dhe për të mësuar në lidhje me përfitimet dhe mënyrën e përfshirjes në këtë program.

Njihuni me ambasadorët e portalit EDUINO

Njihuni me ambasadorët e dijes, grupi i parë
NJIHUNI ME AMBASADORËT E DIJES, GRUPI I DYTË
Fjalimi i Zeqirija Hasipit, u.d.Drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit
Fjalimi i Stevo Pendarovskit, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut
FJALIMI I MILA CAROVSKËS, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

EDUINO AMBASADORËT TANË

ambassador image
Sonja Apostolovska - Trajkovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Naum Ohridski" - f. Creshovë
Nuk është më e mirë se sa të jetosh në botën e sotme të digjitalizimit dhe t’i në dispozicion të gjitha përmbajtjet që i mëson si nxënës.
ambassador image
Nusret Haziri
Arsimtar i matematikës , SHF "Hasan Tahsini" - f. Rogle
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi.
ambassador image
Natasha Todorovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, nëse secili prej nesh incizon së paku një orë do të kemi një thesar të orëve edukative.
ambassador image
Marina Stanisllavova
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO
ambassador image
Kadrije Arifi
Arsimtar i matematikës , SHF "7 Marsi" - f. Opajë
Si Eduino Ambasador, të ardhmen e shoh si mësimdhënës që vazhdimisht përpiqet të gjejë strategji novatore dhe të përshtatshme, si dhe modele të ligjërimit gjatë mësimit.
ambassador image
Emilija Stojanovska
Arsimtar i gjuhës angleze , SHFK "Braqa Miladinovci" - f. Miladinovci, Ilinden
Të jesh Eduino Ambasador është një mundësi për t’i treguar publikut se në vendin tonë ka shumë mësimdhënës kualitativ që e punojnë punë e tyre shkëlqyeshëm.
ambassador image
Elizabeta Teodosievska
Arsimtar i gjuhës maqedonase , SHFK "Jan Amos Komenski" - Shkup
Ardhmërinë e arsimit, si Eduino Ambasador e shoh në mundësinë që mësimdhënësi të krijojë një klasë bashkëkohore, ku nxënësi i ka të gjitha mundësitë për të hulumtuar
ambassador image
Gonxhe Ejubi
Arsimtar i gjuhës shqipe , SHFK "Bratstvo - Migjeni" - Tetovë
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve.
ambassador image
Violeta Popovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Vera Jociq" - Shkup
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit.
ambassador image
Biljana Arsovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Vera Jociq" - Shkup
Më tërhoqi koncepti i EDUINO-s, fakti që kishim hapësirë për të bërë diçka që do të mbetet vlerë e përhershme edhe për nxënësit edhe për kolegët tanë.
ambassador image
Akesandar Cvetkoski
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Kosta Racin" - Bërvenicë
Të ardhmen e arsimit e shoh në një nivel të lartë. Një të ardhme të mbushur me shumë sukses dhe qasje në arsim cilësor.
ambassador image
Goran Cvetkoski
Arsimtar i edukimi fizik dhe shëndetësor , SHFK "Kosta Racin" - Bërvenicë
“Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që aftësitë dhe njohuritë e mia t’ua jap nxënësve".
ambassador image
Nezir Tairi
Arsimtar i matematikës , SHFK "Naim Frashëri" - Tetovë
Mundohem të jem sa më afër fëmijëve, shpesh u them të më konsiderojnë si mikun e tyre që di pak më shumë se ata.
ambassador image
Sonja Trifunovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Goce Dellçev" - Tetovë
Regjistrimi i video-leksioneve për portalin EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira që kam në përvojën time si mësuese.
ambassador image
Elena Todorovska
Arsimtar i arsimi dhe edukimi parashkollor , Kopshti i fëmijëve "Rade Jovçevski - Korçagin" - Shkup
Për mua, motivi i vetëm janë fëmijët. Kur punoni me fëmijë, jeni të përvetësuar nga zemra e çdo fëmije.
ambassador image
Elena Tasheva
Edukator i të rinjve në një organizatë joqeveritare ,
Gjatë pandemisë, kam shfrytëzuar në maksimum kohën time duke shkruar, përgatitur aktivitete, filmuar dhe dokumentuar.
ambassador image
Simona Tasheva
Absolvent i edukimit special dhe rehabilitimit ,
Fëmijët, për çdo ditë janë një burim i ri njohurish dhe emocionesh,, gjë që e bën jetën time të përditshme maksimalisht të plotë.
ambassador image
Vesna Pupuçovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Aleksandar Turunxhev" - f. Kukureçan
Mësova të përdor mjete të caktuara që nuk i kam përdorur më parë.
ambassador image
Zorica Parmaçka Velinski
Arsimtar i arsimtari gjuhës maqedonase , SHFK "Shën Kirili dhe Metodi" - f. Illovicë
Si arsimtare, është kënaqësi e madhe për mua që shkathtësitë dhe njohuritë e mia t'ua jap nxënësve.
ambassador image
Ishak Osmani
Arsimtar i arsimtari gjuhës maqedonase , SHFK "Mehmet Deralla" - f. Gradec
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.
ambassador image
Marija Mostro
Arsimtar i gjuhës angleze , SHFK "Hristo Uzunov" - Ohër
Kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me nxënësit, e cila bazohet, mbi të gjitha, në mirëkuptimin dhe respektin reciprok.
ambassador image
Ramiz Iljazi
Arsimtar i matematikës , SHFK "Besa" - Tetovë
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
ambassador image
Qemajledin Emini
Arsimtar i matematikës , SHFK "Liria" – Shkup
Tani kemi shumë mundësi për të përmirësuar arsimin, por kërkesat sot janë më të mëdha, që do të thotë se puna mbetet përparësi për rezultate të mira.
ambassador image
Valentina Gavrilloska
Pedagog , IPKF i KQ-së "Rade Jovçevski Korçagin - Shkup
Dua të zhvilloj kreativitetin tek fëmijët përmes demonstrimit tim, duke gjetur zgjidhje të ndryshme krijuese.
ambassador image
Fatime Bexheti - Durmishi
Arsimtar i klasave te ulëta dhe mësimit parashkollor , SHFK "Naim Frashëri" - Tetovë
Qëllimi më i lartë në ekzistencën e njeriut është ndërtimi i së ardhmes, dhe çelësi i saj janë gjeneratat e reja.
ambassador image
Marija Bogatinovska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Nikolla Karev" - Probishtip
Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetej si vlerë e qëndrueshme si për nxënësit, po ashtu edhe për kolegët tanë.
ambassador image
Miradije Bajrami
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Naim Frashëri" - Kumanovë
EDUINO është portal kolektiv që ishte më afër fëmijëve gjatë pandemisë, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga përmbajtjet digjitale.
ambassador image
Svetllana Bobevska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Bllazhe Koneski" - Veles
Si mësuese e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim, dhe përmes krijimtarisë sime e aplikova në mësim.
ambassador image
Lazime Ameti
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Mehmet Deralla" - f. Gradec
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.
ambassador image
Naser Adili
Arsimtar i matematikës , SHFK "Besa" - f. Bozovcë
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.
ambassador image
Shemsije Ajdari
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "7 Marsi" - f. Çellopek
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Zharko Aleksovski
Arsimtar i gjeografisë , SHFK "Hristijan Todorovski - Karposh" - Rankovce
Unë si ambasador do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e videove të reja dhe shpresoj që nxënësit do të jenë të kënaqur me ligjërimet dhe prezantimet e mia.
ambassador image
Zorica Adamçevska
Arsimtar i mësimit klasor , SHFK "Petre Pop Arsov" - Bogomilë
Me hapa të vegjël drejt ndryshimeve të mëdha! Mësuesi i motivuar ka zgjidhje edhe për atë që duket e pamundur!
Përfitime
si
EDUINO
AMBASADOR

"Prezantimi publik mbi arritjet" – është publikuar video-intervista juaj në eduino.gov.mk dhe në mediat sociale;

""Bashkësia profesionale" - bëhuni pjesë e një bashkësie më të madhe të ambasadorëve EDUINO të dobishëm për shkëmbimin e sugjerimeve, udhëzimeve dhe risive;

"Akses në trajnime, punëtori dhe konferenca" - mundësia për të qenë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme arsimore;

"Mirënjohje nga EDUINO-ambasadorët" - - e nënshkruar dhe dhënë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit;

"Licencat në dispozicion të ndara për mjetet arsimore digjitale” - në mënyrë që të nxit potencialin kreativ dhe ndarjen e praktikave të mira me bashkësinë.

Kriteret për zgjedhjen e
ambasadorit EDUINO

Përzgjedhja e EDUINO Ambasadorëve bëhet sipas kritereve paraprakisht të miratuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA). Sipas kësaj, kriteret për përzgjedhjen e secilit grup të ri të EDUINO Ambasadorëve ndryshojnë dhe përshtaten sipas nevojave aktuale. Që nga shtatori 2021, janë zgjedhur dy grupe të ambasadorëve EDUINO sipas përcaktimit të kritereve të mëposhtme:

Për grupin e parë prej 23 EDUINO ambasadorësh:

Arsimtarët me mbi 15 video të regjistruara dhe publikuara

Arsimtarët me mbi 10 aktivitete për lojëra në kushte shtëpie

Për grupin e dytë prej 10 EDUINO ambasadorësh, persona me incizim, verifikim dhe publikim:

Mbi 15 video leksione në platformën mësimore EDUINO

Kohëzgjatja mesatare prej 180 minutash i të gjitha video leksioneve (10 -15 minuta për çdo video leksion)

Videot e të gjithë arsimtarëve / profesorëve që plotësojnë kriteret për anëtarësim në komunitetin e EDUINO Ambasadorëve rishikohen dhe miratohen nga këshilltarët e BZhA-së, në mënyrë që të përcaktohet cilësia dhe ndërveprimi i tyre i përgjithshëm.

Që të jeni të informuar për kriteret në lidhje me grupin e ri të EDUINO Ambasadorëve, ndiqni përmbajtjet e fundit të ndarë në portalin EDUINO.

EDUINO Ambasador mund të bëhet çdo anëtar i komunitetit EDUINO i cili plotëson kriteret të cilat janë konkretisht të përcaktuara në thirrjen e hapur për EDUINO Ambasadorë dhe përmbajtja arsimore e paraqitur e të cilit është miratuar nga ekipi këshillëdhënës i BZhA-së.

Qëllimi i kësaj bashkësie është të rritet, zgjerohet dhe të jetë një bazë e vërtetë për inkurajimin e inovacionit në arsim, përmes parimeve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të lirë të ideve.

EDUINO është portal kolektiv për përmbajtje arsimore digjitale, bashkëpunim dhe zhvillim profesional. Si portal kolektiv, EDUINO përpiqet të nxis ndarjen e burimeve arsimore dhe të nis frymën inovative dhe krijuese të arsimtarëve.

Në përputhje me këto angazhime, ekipi ynë është i hapur për sugjerime, reagime dhe kritika. Ne jemi të hapur për ide, bashkëpunime dhe mundësi të reja. Prandaj, ju ftojmë që lirisht të na kontaktoni me pyetjet tuaja, duke përfshirë edhe shprehjen tuaj të interesit në iniciativën Ambasadorët EDUINO.

Të gjitha këto mund t’ dërgoni çdo ditë pune në adresën zyrtare elektronike: eduino@innovationlab.mk